Singapori rimerr kurorën e tij si pasaporta më e fuqishme në botë me akses pa viza në 195 nga 227 destinacione në mbarë botën, duke e lënë Japoninë në vendin e dytë me një rezultat prej 193, sipas Indeksit të Pasaportave Henley 2025, i cili rendit të gjitha vendet në botë.
Në këtë indeks, Shqipëria renditet në vend të 43-të, duke u ngritur me 5 pozicione nga një vit më parë. Me pasaportën tonë, mund të udhëtojmë pa viza në 123 shtete të botës. Kosova renditet në vend të 63-të për vitin 2025, pasi shtetasit e saj mund të udhëtojnë pa viza në 80 vende të ndryshme të botës. Krahasuar me një vit më parë, edhe Kosova është ngritur me 5 vende në renditje.
Japonia është e dyta në renditje, me një derë të hapur për 193 destinacione, pasi ka siguruar medaljen e argjendtë duke rifituar aksesin pa viza në Kinën fqinje për herë të parë që nga bllokimet e Covid-19.
Shtetet anëtare të BE-së, Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja janë në vendin nr.3, së bashku me Finlandën dhe Korenë e Jugut, me akses në 192 destinacione pa viza paraprake.
Siç raporton CNN, pozicioni i katërt në renditje është një dëshmi e fuqisë së zonës Shengen pa kufij të Bashkimit Evropian, e cila garanton lëvizjen e lirë për më shumë se 425 milionë qytetarë të BE-së. Ai mbahet nga shtatë vende të BE-së, secila me akses pa viza në 191 destinacione: Austri, Danimarkë, Irlandë, Luksemburg, Holandë, Norvegji dhe Suedi.
Në vendin e pestë janë pesë vende – Belgjika, Zelanda e Re, Portugalia, Zvicra dhe Britania e Madhe – që të gjitha kanë akses pa viza në 190 destinacione.
Pasaportat më të fuqishme për vitin 2025
1. Singapori – 195 shtete
2. Japoni – 193 shtete
3. Finlanda – 192 shtete
3= Francë – 192 shtete
3= Gjermani – 192 shtete
3= Itali – 192 shtete
3= Koreja e Jugut – 192 shtete
3= Spanja – 192 shtete
4= Austria – 191 shtete
4= Danimarka – 191 shtete
4= Irlanda – 191 shtete
4= Luksemburgu – 191 shtete
4= Holanda – 191 shtete
4= Norvegjia – 191 shtete
4= Suedi – 191 shtete
5= Belgjika – 190 shtete
5= Zelanda e Re – 190 shtete
5= Portugalia – 190 shtete
5= Zvicra – 190 shtete
5= Mbretëria e Bashkuar – 190 shtete
6= Australia – 189 shtete
6= Greqia – 189 shtete
7= Kanada – 188 shtete
7= Malta – 188 shtete
7= Polonia – 188 shtete
8= Çekia – 187 shtete
8= Hungaria – 187 shtete
9= Estonia – 9. vendi – 186
9= Shtetet e Bashkuara – 186 shtete
10= Letonia – 185 shtete
10= Lituania – 185 shtete
10= Sllovenia – 185 shtete
10= Emiratet e Bashkuara Arabe – 185 shtete
– – –
43= Shqipëria – 123 shtete
63= Kosova – 80 shtete
– – –
99. Koreja e Veriut – 41 shtete
100. Bangladeshi – 40 shtete
100= Libia – 40 shtete
100= Territori Palestinez – 40 shtete
101. Nepali – 39 shtete
102. Somalia – 35 shtete
103. Pakistani – 103. vendi – 33 shtete
103= Jemeni – 33 shtete
104. Iraku – 31 shtete
105. Siria – 27 shtete
106. Afganistani – 26 shtete