Një zjarr masiv ka përfshirë një zonë të pyllëzuar me pisha dhe dushk në zonën e Peshtanit, në Fier.
Mësohet se flakët janë përhapur me shpëjtësi, duke u favorizuar edhe nga temperaturat e larta dhe erërat e forta. Në terren ndodhen 25 efektivë të zjarrëfikëses të repartit të Fierit, të cilët kanë lokalizuar flakët, por për momentin fikja e zjarrit duket e vështirë.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së flakëve, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.