Këtë vit pas vendimit të Qeverisë Rama, në Bashkinë e Durrësit ka ndryshuar raporti i hapësirës publike me atë private në plazhet e vendit.
Kështu nga 20 për qind që ishte vjet, këtë vit hapesiara publike eshte zgjeruar ne 30 për qind, ndërsa 70 përqind do të jenë stacione plazhi që do të menaxhohen nga hotelet buzë detit.
Në një prononcim për mediat kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako është shprehur se për momentin 80 përqind e hoteleve që gjenden në vijën e parë të plazhit janë të prenotuar për gjithë sezonin, ndërkohë që këtë vit pritet të tejkalohet shifra e 1 milion turistëve që kanë vizituar vitin e kaluar Durrësin.
Bashkia e Durrësit administron një vijë të gjatë bregdetare që nis nga Kepi I Rodonit në veri të Durrësit deri në Shkëmbin e Kavajës, në kufi me Golemin.