Prezantuesi i CNN, Chris Cuomo u akuzua për ngacmim seksual nga një ish-menaxhere në ABC News.
Kjo akuzë vjen një muaj pasi vëllai i tij më i madh, guvernatori Andreë Cuomo dha dorëheqjen për ngacmime seksuale ndaj grave.
Në një artikull në New York Times, gazetarja Shelley Ross shkroi se deklaratat e Cuomo të shqetësimit të thellë në lidhje me ngacmimet seksuale e provokuan atë të tregojë historinë e saj.
Ajo pretendoi se Cuomo e ngacmoi seksualisht në një bar në New York City në 2005 gjatë një feste largimi për një koleg të ABC.
Sakaq në një deklaratë për Times, Cuomo, 51 vjeç, tha se: “Siç pranon Shelley, ndërveprimi ynë nuk ishte i natyrës seksuale.
Ndodhi 16 vjet më parë në një mjedis publik kur ajo ishte një drejtuese e lartë në ABC. Unë i kërkova falje asaj dhe e kuptova atë”.