Pete Buttigieg është kandidati i parë homoseksual për garën presidenciale në SHBA.
Kandidimi i tij ka ngjallur mjaft reagime, pasi për amerikanët kjo është hera e parë që hasin një rast të tillë.
Fillimisht ka reaguar ashpër udhëheqësi evangjelist Franklin Graham, i cili e ka sulmuar ashpër në Twitter Buttigieg: “të jesh homoseksual është diçka për tu penduar e jo për tu mburrur, apo politizuar”, shkruan ndër të tjera ai.
Por krahas reagimeve të ashpra ka edhe prej atyre amerikanëve që e shohin si një kandidat me vlera që mund të sjellë ndryshim.
Buttigieg arriti të spikasë me shpejtësi në një garë me 20 kandidatë, përfshirë këtu 6 senatorë, 4 kongresmenë dhe dy guvernatorë.
Buttigieg vjen nga radhët e demokratëve, ndërsa flet 8 gjuhë të huaja dhe pretendon se ka më tepër eksperiencë në qeverisje se Trump.
Pete Buttigieg, që prej vitit 2012 është kryebashkiaku i South Bend.