Çifti Alban Hoxha dhe Çiljeta Xhilaga, pas plot 3 vitesh lidhje do të bëhen sërish prindër. Mësohet se Çili është në muajt e parë të shtatzënisë dhe deri tani duket se gjithçka po shkon mjaft mirë. Kujtojmë që Albani dhe këngëtarja kanë 2 djem nga martesat e mëparshme. Ky do të jetë fëmija i parë që ata do të kenë së bashku.
Edhe pse është përfolur shumë për lidhjen e portierit të Partizanit me Çiljetën, çifti vendosi më në fund, për të lidhur jetën së bashku dhe për të krijuar një familje të shëndetshme.