Pas shuarjeve të flakëve që vijonin prej më shumë se dy ditësh të digjnin magazinën e nëndheshme te qendra tregtare “Casa italia”, forcat zjarrfikëse kanë gjetur trupin e Arjan Salës, pas më shumë se 59 orësh kërkime.
Rreth orës 01.40 minuta pas mesnate, forcat zjarrfikëse kanë mundur të gjejnë trupin e pajesë të shefit të sigurisë së qendrës tregtare.
‘Tek “Casa Italia” si rezultat i kërkimeve intensive, të pandëprera, nga zjarrëfiksit dhe shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm zjarrëfiksit bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë që dyshohet se i përket shtetasit Arjan Sala, 32 vjeç, i cili ishte me detyrë punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private.Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.