osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Pas thirrjes së Ramës, Lukashenko ‘bën prapa-kthehu’? Zv. kryetarja e parlamentit: U kërkova falje protestuesve

Pas thirrjes së Ramës, Lukashenko ‘bën prapa-kthehu’? Zv. kryetarja e parlamentit: U kërkova falje protestuesve

Një lëvizje të minutave të fundit në radhët e pushtetit në Minks, është parë si një tërheqje nga ana e presidentit Lukashenko. Në mënyrë krejt të papritur, zv.kryetarja e Parlamentit, 22-vjeçarja Maria Vasilevich e shoqëruar nga disa deputetë të partisë në pushtet ka vizituar të plagosurit opozitarë nëpër spitale.

Ajo është shprehur se nuk ka pasur autorizimin për ta bërë këtë gjë, megjithatë e ka ndjerë për t’iu kërkuar falje njerëzve.

“Është e vështirë të kuptosh që në vendin tonë njerëzit mund të pësojnë lëndime të tilla në rrugë në kohë paqeje. Ne duhet të bëjmë gjithçka që kjo të mos ndodhë më. Si një zyrtare qeveritare edhe pse unë nuk kisha autorizim ta bëj këtë, u kërkova falje njerëzve për dëmtimet që u janë shkaktuar. Njerëzisht ndihem shumë, shumë keq”, mësohet të ketë thënë ajo.

Kjo lëvizje, vjen pas përpjekjeve të ndërkombëtareve, me në krye OSBE-në e drejtuar nga kryeministri Edi Rama për të ulur palët në dialog. Edhe pse Lukashenko nuk ka kthyer një përgjigje për takimin e inicuar nga Rama, duket se presidenti i Bjellorusisë po bën një hap prapa-kthehu.

Kush është Maria Vasilevich? Në nëntor të vitit të kaluar, në zgjedhjet parlamentare një nga mandatet si deputete përfundoi në duart e ish-missit, edhe pse pa ndonjë përvojë politike. Presidenti 65-vjeçar i Bjellorusisë dyshohet se ka një lidhje jashtëmartesore me të.