Analisti i gjeopolitikës Çlirim Peka ka bërë një shënim ku tregon se aftësitë e tij shkojnë përtej njerëzve të zakonshëm.
I pajisur me virtyte të jashtëzakonshme, gazetari i shquar i trojeve shqiptare thotë se ka parashikuar rezultatin e zgjedhjeve 8 muaj para.
Megjithatë, administratori i ZeniTv dhe Zeni.net e sheh këtë si një fitore të madhe të Albin Kurtit.
“Mbreme koleget ne Klan Kosova me kujtuan se me 14 Shkurt kisha thene: “Dyshimi im eshte se ne zgjedhjet lokale LVV-se do i ndodhe ajo qe i ndodhi PD-se ne ‘92. Fitoi me 70% zgjedhjet politike dhe humbi pas tre muajsh zgjedhjet lokale”.
Renie te tilla drastike ndodhin gjithmone kur votat jane masive kunder regjimeve dhe perfituesi i tyre i lexon te gjitha si vote per te.
Asgje e pazakonte ne traditen politike nuk ka ndodhur dje, thjesht Albin Kurti tregoi se e emancipoi dhe rinovoi aq shume politiken kosovare, ku vetem pas 6 muajsh ne pushtet i duhet te mendoje seriozisht te emancipoje dhe rinovoje edhe partine e vet.
Gjithsesi, Kosova eshte kaq brilante sot ne votime fale pastrimit total qe Kurti i beri politikes kosovare me 14 Shkurt”, shkruan Peka.