osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pas të dashurës së Alibeajt, Vetingu do fundosë përfundimisht shoqen e Adriatik Llallës, Rovena Gashin

Pas të dashurës së Alibeajt, Vetingu do fundosë përfundimisht shoqen e Adriatik Llallës, Rovena Gashin

Shtetet Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, kryesisht Gjermania, në bashkëpunim me anëtarët e Vetingut, po i japin fund historisë së mikeshave të bajlozëve të politikës në drejtësi. Disa ditë më parë, Komisioni i Vetingut vendosi të mos marrë asnjë vendim për Marsida Xhaferllari, me detyrë Inspektore e Lartë e Drejtësisë.

Sipas Komisionit të Vetingut ajo nuk ka status magjistrati dhe për këtë arsye nuk mund të merrej një vendim as për ta konfirmuar në detyrë dhe as për ta shkarkuar. Xhaferrllari është përfolur në disa media si e dashura e ish-deputetit të PD, Enkelejd Alibeaj. Ajo po kandidon për t’u bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese. Lëvizja e Komisionit të Vetingut ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e Marsida Xhaferrllari në sistemin e drejtësisë.

Komisioni i Vetingut ka shkarkuar që në korrik të vitit të kaluar Rovena Gashin, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme. Gashi është lakuar në media si më e besuara e Adriatik Llallës, gjatë kohës kur Llalla ishte në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, si ushtar i Ilir Metës dhe Sali Berishës. Gashi po bën përpjekje për të rrëzuar këtë vendim dhe për t’u kthyer në prokurori.

Kolegji i Apelimit ka marrë në shqyrtim dosjen e saj. Por, në datën 14 mars të këtij viti, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka dërguar një provë për Rovena Gashin. Kjo e fundit do të paraqitet në Kolegj në datën 4 prill. Prova e ONM pritet të vulosë përfundimisht shkarkimin e Rovena Gashit. Por, pas saj është në hall edhe bashkëshorti i saj, i cili është prokuror. Ai është në hall sepse çifti ka deklaruar të njëjtën pasuri, e cila është cilësuar si e paligjshme nga Vetingu.

Me ikjen e Gashit, shpërbëhet përfundimisht çeta e Adriatik Llallës në Prokurorinë e Përgjithshme. Kjo çetë i shërbeu Ilir Metës dhe Sali Berishës, duke mbajtur në sirtar dosjet e aferave të tyre dhe të ushtarëve. Tani prokurorinë synon ta kapë qeveria aktuale, e cila ka thyer çdo rekord historik në vjedhje. Vetëm gjatë vitit 2018, KLSH ka konstatuar një gropë prej 1.7 miliardë euro në buxhetin e shtetit.

Edi Rama ka futur disa ushtarë partie si kandidatë për prokurorë të përgjithshëm. Kjo garë është prova e radhës nëse qeveria aktuale do të arrijë të kapë prokurorinë apo prokuroria do të shpëtohet nga SHBA-BE./Pamfleti