I vetmi tifoz i Skocisë në Shqipëri është tifozi i çmëndur i Selltikut Ilir Meta, i cili humbjen e skoceve me një rezultat tenistik me Gjermanin e ka përjetur si tragjedi, madje Leshko roja tij 24 orësh është munduar ta qetësoj dhe t’i fshiijë lotët, duke i fërkuar krahët dhe duke i thënë që të mos përlotete sepse i bënë qejfin Dumdumanit dhe SPAKU-t
Mirëpo nuk është kaq e lehtë, sepse kur të vjen e keqja hapi derën dhe hajde ta ndalosh.
Madje ai i kërkoi Leshkos ti gjente atë intervistën e dhënë për median skoceze “Sky Sports News”, ku ka shpjeguar arsyet e simpatisë së tij për kampionët skocezë, e cila shkon deri në nënshkrimin e e-maileve dhe mesazheve me tekst për udhëheqësit e tjerë të botës me parullën kelte “Urra Urra”.
“Për herë të parë, e pashë ekipin e Celtic në televizor kur erdhën për të luajtur me Partizanin në Tiranë më 1979. Këto ndeshje ndërkombëtare ishin shumë të rralla gjatë kohës së komunizmit në Shqipëri. Më kujtohen futbollistët e mëdhenj si (Kenny) Dalglish dhe të tjerët.
Më vonë, kapiteni i ekipit tonë kombëtar Rudi Vata filloi të luante për Celtic dhe unë e kisha mik, ende e kam. Ai më fliste se sa krenar ishte që kishte luajtur për Celtic.
Por simpatia ime për Celtic u bë më e fortë kur isha për një vizitë zyrtare në Sarajevë një vit më parë. Isha në qendrën kryesore të qytetit dhe pashë një grup njerëzish, shumë entuziastë, duke pirë birrë e kishte brohorima. Nuk ishte shumë e qartë se çfarë po ndodhte. Më pas pashë kombinimin e shkëlqyeshëm të ngjyrave dhe kuptova që Celtic ishte aty.
Shkova te tifozët dhe i përshëndeta. Ishte një atmosferë fantastike. Mora një reagim të shkëlqyeshëm nga ata dhe më folën për respektin për Rudi Vatën. Dhe kjo më bëri të përqendrohem shumë te Celtic dhe tani është ekipi i vetëm që unë ndjek.” mbyllte tregim para disa vitesh Meta.
Sot ai me gjithëse nuk ishte në stadium krah miqëve të tij skocez, ai e ndau dhimbjen me ata, duke u dërguar mesazhe ngushëllimi që “Leshko”, Petrit Sulaj megjithëse ka qenë drejtori i ANTA-s, aviacinit civil është analfabet funksional dhe ka vështirësi në të shkruajtur, por pavarësisht ai i dërgoi me anglishten e tij të çalë. /Ekskluzive.al