Kryeministri Rama pas takimit në Sofje të Bullgarisë me kryeministrat e rajonit dhe Presidentin e KE, shefen e diplomacisë europiane Mogherini, komisionerin e Zgjerimit Hahn dhe kreyministrin e Bullgarisë Borisov, vend i cili ka presidencën e radhës së BE, foli për mediat lidhur me ecurinë e Shqipërisë për hapjen e negociatave dhe mbështetjen që kishte marrë.
Rama u shpreh se së shpejti vendi jonë do të marri një përgjigje positive për hapjen e negociatave. Ndërsa për sa i përket luftës kundër lëndëve narkotike, vlerësoi aksionin e policisë për sekuestrimin 613 kilogram kokainë me vlerë 180 mln euro, duke theksuar se ishte nje aksion vetem i institucioneve shqiptare, pa patur ne kete rast sinjalizim nga partneret nderkombetare.
“Diskutuam mbi ecurinë e procesit të Berlinit, ajo çka vlen të thekësohet është këndëvështrimi pozitiv i treshes së referencës për ecurinë e Shqipërisë. Ne presim një përgjigje pozitive për hapjen e negociatave. Ka një mirëkuptim të gjerë për mbështetjen e shqipërisë në procesin integrues.
Vlen të thekësohet se operacioni i policisë dhe bashkëpunimi i agjensive ligjzbatuese për të luftuar krimin e organizuar, pa patur asnje sinjalizim nga parneret nderkombetare ne kete rast. Në këtë rast është treguar një integritiet i lartë, është treguar gadishmësi e policisë shqiptare për goditjen e këtij grupi të strukturar kriminal.”, u shpreh nder te tjera Rama.