osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pas shpronësimit, Bashkia e Tiranës merr nën kontroll Sarajet e Toptanëve, tensione me pronarët

Pas shpronësimit, Bashkia e Tiranës merr nën kontroll Sarajet e Toptanëve, tensione me pronarët

Mbrëmjen e ditës së djeshme Sarajet e Toptanëve janë marrë nën kontrollin e Bashkisë së Tiranës. Policia Bashkiake rrethoi gjithë godinën duke mos lejuar qytetarët madje as pronarët që të hyjnë brenda.

Ndërkohë pak kohë më parë Bashkia deklaroi se pronarët do të shpërblehen. Pronarët shprehen se nuk kanë asnjë informacion për shpronësim. Përfaqësuesja e familjes Kazazi u shpreh se pronarëve është duke u bërë terror dhe nuk është dhënë ende asnjë informacion për vendim shpronësimi.

Ajo u shpreh se ata i kanë dërguar një sërë kërkesash kreut të Bashkisë, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje teksa shtoi se vlera paraprake e godinës është qesharake. “Ka dalë një urdhër në orën 3 të pasdites për mirëmbajtjen por akoma për shpronësimin dhe po u bëhet terror pronarëve. Nuk ka asnjë informacion që është marrë vendim për shpronësimin, kemi bërë kërkesa kryetarit të bashkisë dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje.

Vlera paraprake është qesharake, mënyra si po shpronësohet është diskriminuese për pronarët. Nuk janë Sarajet e Toptanasve por të familjes Kazazi”, deklaroi përfaqësuesja ligjore e familjes Kazazi. Edhe një tjetër anëtare e familjes Kazazi u shpreh se është bërë një kërkesë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe përgjigjet sipas saj janë antikushtetuese sepse në fletoren zyrtare nuk ka ende një VKM për shpronësim. Sipas saj edhe pse qeveria thotë që VKM-ja ka dalë, kjo nuk është e vërtetë.

Lidhur me rrethimin e policisë ajo shtoi se gjerat do të zgjidhen në mënyrë ligjore dhe askush nuk do të hyjë pa dalë VKM-JA. “E kemi marrë vesh nga mediat , bëmë kërkesa në Ministrinë e Infrastrukturës dhe përgjigjet janë anti-kushtetuese. Thonë ka dalë VKM-ja, nuk është e vërtetë, në fletoren zyrtare nuk ka dalë. Qeveria të mblidhet sa të dojë por një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Ne nuk kemi frikë, nëse guxon hyn njeri pa na pyetur ne, ne zgjedhim rrugën ligjore, ne jemi dy familje fisnike dhe asnjë të mos hyjë pa dalë VKM-ja”, u shpreh ajo në media.