Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar pas zyrtarizimit që Greqia i bëri zgjerimit me 12 milje në detin Jon por që nuk ka asnjë lidhje me mosmarveshjen me Shqipërinë, pasi u prish nga Gjykata Kushtetuese marveshja skandaloze Basha – Bakojanis duke falur sipërfaqe detare si në tokë të hasmit.
Rama ka publikuar edhe dokumentet e vitit 1990, ku stregohet se Greqia bëri sot atë që Shqipëria e ka bërë para 30 vitesh dhe shtrirja 12 milje e Greqisë në Jon s’ka lidhje me zonën joniane mes nesh.
Postimi në Twitter
E drejta e 12 miljeve ushtrohet aty ku është e mundur dhe jo aty ku s’ka mundësi, siç është rasti në zonën mes nesh ku vija ndarëse do të vendoset me gjyq! Greqia e ka ushtruar këtë të drejtë së fundmi, fiks siç e ka ushtruar Shqipëria qysh në vitin 1990! Të tjerat janë dokrra!
Jetojmë në shekullin XXI dhe në mes të Europës,ku nuk mund të “shiten” e “blihen” dot dete e territore as fshehurazi, as haptazi nga asnjë autoritet të veçantë! Këto mund të ndodhin vetëm në batakun e ligësisë e të injorancës,ku llumi i shqiptarisë gjen shesh për përsheshin e tij!
Ja edhe dokumentat e vitit 1990 kur Shqipëria bëri fiks këtë që bëri Greqia sot dhe që është në fuqi sot e gjithë ditën në regjistrin e OKB! As pala greke s’kishte çfarë kontestonte atëherë, as ne s’kemi çfarë kontestojmë sot tek vendimi i Greqisë! Lëreni llumin në batakun e vet!