osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pas shkeljes së Kushtetutës PS nismë për shkarkimin e Metës?! Alfred Peza zbulon hapat që do ndërmerren!

Pas shkeljes së Kushtetutës PS nismë për shkarkimin e Metës?! Alfred Peza zbulon hapat që do ndërmerren!

Sekretari për Marrëdhëniet me Median në PS, Alfred Peza ka deklaruar se sjellja e presidentit Ilir Meta është në provë, nisur nga fakti se nuk ka pranuar të dekretojë emërimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm.

Gjatë intervistës në ‘Top Talk’, Peza theksoi se veprimet vijuese të Metës do të përcaktojnë nëse është apo jo mbi palët, ashtu siç ia kërkon Kushtetuta.

“Opozita është në detyrën e vet për të bërë çdo gjë kushtetuese dhe demokratike për t’u rikthyer në pushtet. Nëse presidenti është apo jo palë në këtë rast, kjo duhet parë dhe secili mund ta lexojë individualisht. Janë veprimet vijuese të presidentit, ato që do ta përcaktojnë pozicionin e tij, nëse është palë apo mbi palët, siç ia kërkon detyra kushtetuese. Por opozita është aktualisht në një krizë identiteti dhe lidershipi, për aq kohë sa në të paktën 7 muaj nuk bën dot një miting në rrugë”, deklaroi ish-deputeti socialist.

I pyetur për një nismë të mundshme të PS për të shkarkuar Ilir Metën nga posti Presidentit të Republikës, Peza tha se në këtë moment nuk ka një mendim dhe një qëndrim të tillë.

“Nuk mund të paragjykohet asnjë hap. Qëndrimi i Partisë Socialiste, pavarësisht opinionit të gjithsecilit, është ai i shprehur publikisht nga kryeministri Rama, që i ka bërë thirrje grupit parlamentar, sikurse edhe aktorëve dhe faktorëve të tjerë politikë të PS dhe mazhorancës, për qetësi në menaxhimin e kësaj situate. Në këtë udhëtim drejt një ngushtice të re të qeverisjes, ka sirena nga të dyja krahët për çdolloj veprimi dhe qëndrimi, qoftë edhe ‘in extremis’, siç mund të jetë rasti i ndërmarrjes së një hapi për shkarkimin e presidentit. Në këtë moment nuk ka një mendim dhe qëndrim të tillë”,