Pasi gjuajti me shishen ujit në parlamet dhe futi miellin në sallën e Kuvendit, deputetja e LSI-së e instruktuar nga Monika dhe Iliri është hedhur në sulm ndaj ambsadorëve. Ajo pretendon se njerëz të ambasadorëve janë të përfshirë në afera korruptive
E ftuar në emisionin “360 Gradë” ajo akuzon se trupa diplomatike në Shqipëri sipas saj, kanë prodhuar dekonstruktivitet, destabilitet në Shqipëri, ndërsa shtoi se ata kanë lidhje me afera korruptive.
“Unë edhe si vajzë e re në politikë kam pësuar një zhgënjim të jashtëzakonshëm nga trupa diplomatike në Shqipëri, të cilët nga 2015-ta e këtej, kanë prodhuar dekonstruktivitet, destabilitet në Shqipëri. Nuk kam për ta harruar presionin e ambasadorëve kundër deputetëve për të votuar reformën në drejtësi. Ne që jemi dhe punojmë përditë me ta e ndjejmë presionin. Ka dy prapavija, e para korrupsioni që bëhet i përbashkët. Kanë dalë dhe do të dalin lidhjet e aferave korruptive të njerëzve të afërt të përfaqësive politike në Shqipëri. E dyta, ka pasur një përpjekje e vazhdueshme që Shqipëria të ishte padrejtësi.” – tha Mehmetaj.