Qyteti i Elbasanit është t.ronditur sërish ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë, ku dy kalimtarë të rastit kanë mbetur të p.lagosur si pasojë e të shtënave me a.rmë.
Sipas policisë ngjarje ka ndodhur rreth orës 13:20, në lagjen “11 Nëntori”, ku shtetasja F. Zh., ka pasur një konflikt me bashkëshortin e saj, Lefter Zhidru, 71- vjeç, i cili në momentin që ka shkuar Policia, është futur në banesë dhe ka q.ëlluar me a.rmë zjarri në drejtim të forcave të Policisë.
Si pasojë e të sh.tënave janë p.lagosur jashtë rrezikut për j.etën dy shtetas, L. S., 22 vjeç dhe A. K., 21 vjeç, kalimtarë të rastit, në momentin që 71-vjeçari ka filluar të q.ëllonte me a.rmë në drejtim të Policisë.
Forcat Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme janë pozicionuar dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë dhe vijojnë t’i bëjnë thirrje këtij shtetasi të dorëzohet, i cili vijon të bëjë rezistencë duke q.ëlluar vazhdimisht në drejtim të Policisë.
Banesa nga e cila po q.ëllon ky shtetas është e rrethuar dhe Policia ka vendosur një perimetër të gjerë rrethimi, për të parandaluar dëmtimin e kalimtarëve të tjerë të rastit.