Pas deklaratës së deputetit të skandalit erotik Ervin Salinaji, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të Grupit të LSI, Petrit Vasili.
Epruvetaxhiu i Monika Kryemadhit, e quan fitore të madhe ndryshimet në qeveri.
Me sa duket, Petriti pa pupla, e ka humbur si “Xhaferi simiten”, e i dehur e në delir, mendon se ndryshimet në qeveri janë fitore e madhe e partive opozitare dhe se me largimet e ministrave, shumë shpejt do largohet dhe kryeministri Rama.
E nëqoftë e vërtetë dhe në u besoftë, dikush duhet t’ia sqaroj epruvetaxhiut, se dhe me largimin e Ramës, ai dhe shpura e tij nuk vijnë dot në pushtet, pa kaluar njëherë besimin e sovranit dhe të mandatohet me votë prej tij.
Duke arsyetuar me logjikë politike, radha që epruvetaxhiu të drejtoi vendin shtyhet për në kalendat greke, ose thënë më shkoqur, pa dashur t’i prishim buzëqeshjen Petritit pa pupla… asnjëherë!
Ja çfarë parashikon epruvetaxhiu i Monika Kryemadhit: “Qeveria ra! Tani mbetet vetëm Kryeministri, por durim, për fare pak do te iki edhe ai.”/Ekskluzive.al