Situata në vendin tonë paraqitet shqetësuese në disa qytete, ku si pasojë e reshjeve intensive ka pasur dëme të shumta materiale.SHMU ka bërë parashikimin e motit për ditët në vijim.
Reshjet e shiut duket se do jenë më të pakta, ndërsa në verilindje e juglindje pritet dëborë.Reshjet e vazhdueshme të këtyre ditëve gradualisht po humbin intensitet. Reshjet do të mbeten sot në formë shtrëngatash të vazhdueshme në pjesën jugore e juglindore të vendit.
Ditën e martë dhe të mërkurë reshjet e shiu do të jenë me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Pasditen dhe mbrëmjen e së mërkurës në verilindje e juglindje borë e dendur.
Dita e enjte do të shoqërohet me reshje shiu përgjatë bregdetit e pjesërisht zonave të ulëta. Në mesditë dëbora do të shtrihet në pjesën më të madhe të territorit në lartësitë kodrinore, ndërsa në veriperëndim ajo do të shtrihet deri në bregdet. Kjo situatë do të mbetet deri mëngjesin e së premtes dhe më pas do të mbizotërojë moti i kthjellët.
Ajo që vlen të theksohet është rënia graduale e temperaturave më e ndjeshme ditën e premte dhe në fundjavë. Vlerat negative parashikohet të regjistrohen në pjesën më të madhe të territorit. Kjo rënie do të sjellë ngrica të forta në akset rrugore.
Era nga kuadrati i veriut e lehtë dhe përkohësisht mesatare, ndërsa ditën e premte hera herës e vrullshme. Valëzimi në dete 3 dhe 4 ballë.