osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pas rikthimit të PD në Kuvend, PS tërheq të gjitha ligjet e debatueshme, nga amnistia fiskale, te drafti që i rrudh kompetencat presidentit

Pas rikthimit të PD në Kuvend, PS tërheq të gjitha ligjet e debatueshme, nga amnistia fiskale, te drafti që i rrudh kompetencat presidentit

Pas rikthimit të Partisë Demokratike në Kuvend, Partia Socialiste ka tërhequr të gjitha ligjet e debatueshme. Gazeta ka mësuar se janë plot 31 projektligje, nisma deputetësh apo të Këshillit të Ministrave që nuk do të shqyrtohen nga shumica qeverisëse edhe pse ishin depozituar në Parlament për shqyrtim dhe miratim.

Konkretisht, draftet si amnistia fiskale, projekti i ligjit organik për Presidentin e Republikës apo ai për menaxhimin e integruar të mbetjeve janë kthyer mbrapsht në adresë të nismëtarëve, duke i hequr nga punimet e Kuvendit.

Shkak duket se është bërë rikthimi i opozitës në Parlament, pas më shumë se dy vitesh mungesë dhe fakti që ligjet e sipërpërmendur janë shumë sensitive dhe kanë shkaktuar debate në korridoret e politikës dhe grupeve të interesit. Pra përmes kësaj lëvizje, mazhoranca socialiste si duket kërkon konsensusin e kundërshtarëve të saj dhe e ka parë të udhës që të tërheqë nga komisionet parlamentare pikërisht 31 projektligje.

Amnistia fiskale dhe drafti që i rrudh kompetencat presidentit

Sikundër u bë me dije edhe më sipër një nga projektligjet e tërhequra është ai për amnistinë fiskale. Ky draftligj ishte hartuar nga Ministria e Financave dhe parashikonte të falë efektet ligjore të fshehjes të të gjitha pasurive të luajtshme apo të paluajtshme të individëve apo kompanive që do të bëjnë deklarimin vullnetar të tyre.

Por ky projektligj kur u prezantua një vit më parë shkaktoi debate, pasi opozita e drejtuar nga Partia Demokratike, Prokuroria e Përgjithshme, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri dhe ekspertët ekonomikë dolën kundër. Sipas tyre, amnistia fiskale rrit rrezikun për pastrimin e parave dhe nuk duhet miratuar nga Kuvendi. Kështu që siç duket edhe në faqen zyrtare të Kuvendit, ky projektligj është njëri nga 31 të tillë që është tërhequr nga PS.

Po ashtu, është tërhequr edhe drafti që i rrudh kompetencat Presidentit të Republikës. Edhe ky projektligj i mbrojtur me patos nga mazhoranca socialiste dhe që erdhi si propozim, pas përplasjes së shumicës qeverisëse me presidentit Ilir Meta, rezulton se është tërhequr. Për këtë projektligj, duket se i gjithë parimi është se atë që presidenti nuk e bën, e bën Kuvendi.

Por edhe këtë draft të shumë debatuar dhe kundërshtuar fort nga binomi presidenti Ilir Meta-opozita, mazhoranca e ka tërhequr nga Parlamenti. Nga ana tjetër, mes projektligjeve të tërhequra është nisma si amnistia e gjobave të vendosura për shkelje të masave anticovid, ai për referendumet apo edhe akti që kërkonte uljen e rrogave të deputetëve nuk u shqyrtuan asnjëherë nga Kuvendi i drejtuar nga Gramoz Ruçi dhe ai me në krye Lindita Nikollën vendosi të pastrojë sirtarët.

Ndërkohë ndryshe ka ndodhur me disa akte, të cilat ndonëse janë depozituar që në 2020, janë lënë si pjesë e programit të punës së Kuvendit. “Me këtë projektligj i është dhënë e drejta agjencisë që të ndërmarrë masa disiplinore ndaj subjekteve të këtij ligji”, deklaroi ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.