Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka kritikuar njoftimin e BE-së për kontrollet e eksportit të vaksinave të prodhuara brenda bllokut, duke thënë se masa të tilla rrezikojnë zgjatjen e pandemisë.
BE prezantoi masën mes konflikteve me prodhuesit e vaksinave, mbi mungesat e dozave. Nënkryetarja e OBSH, Mariangela Simao, tha se ky ishte një “trend shumë shqetësues”.
Më herët shefi i OBSH-së Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se “nacionalizmi i vaksinave” mund të çojë në një “zgjatje të pandemisë”.
Duke folur në Axhendën e Davos, një version virtual i samitit global, ai tha se grumbullimi i vaksinave është një “dështim moral katastrofik” që mund të zgjerojë më tej pabarazinë globale.