Ndërsa rrogat mbeten në vend numëro, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë duke u rritur vazhdimisht. Nga kjo e hënë, Tirana nis rritjen e çmimit të bukës.
Në shumë furra buke, këtë të hënë çmimi është rritur me 10 lekë. Një bukë, nga 80 lekë, këtë të hënë ka shkuar 90 lekë.
Në këtë situatë, duket se ka nisur edhe abuzimi, pasi disa furra, sipas qytetarëve, nuk kanë ndryshuar çmimin por peshën e bukës.
Pronarët e furrave të bukës justifikohen duke thënë se janë të detyruar të rrisin çmimin, për shkak se është rritur çmimi i miellit.
Dy muaj më parë ndërkohë, po me 10 lekë u rrit edhe çmimi i qumështit dhe kosit, pa asnjë shpjegim. Për të mos folur pastaj për çmimet e frutave dhe perimeve.
Shteti ndërkohë, është me pushime… të gjata!