Pasi i mashtruan qytetarët dhe artistët e tyre dhe pasi u mburrën, se do ta mbronin me gjak të gjorin teatër, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi janë ulur këmbëkryq në Bulevard duke bërë një shfaqje vërtet të admirueshme prej lkaragjozësh. Pas pak me ato u bashkuan edhe përfaqësues të tjerë të opozitës së bashkuar rrugëve. Duke iu përgjigjur interesimit të mediave, Basha tha se asgjë nuk është koronavirusi para Ramavirusit.
Mirëpo Basha harroi tu thoshte qytetarëve, se përse nuk e mbrojtën teatrin dhe përse i zuri gjumi i vdekjes pikërisht në atë orë, që fadromat zgjuan gjithë Tiranën.
Basha dhe Kryemadhi tashmë i’u a dhanë pilafin e hidhur Aleancë për teatrin e shembur, e tani u ka mbetur që qytetarët tu besojnë përsëri fatet e tyre, sepse në fakt i kanë tallur aq shumë dhe janë aq të lyrë me bojën sterre të poshtërsive, sa u duhet dhe një dorë për të provuar larjen e mëkateve. Bashkë me kreun e PD janë edhe kreu i PDIU Shpëtim Idrisi, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, Mesila Doda etj. Doda tha se për demokracinë sakrifikohet çdo gjë.
Ja dhe thirrja e Lulit me lugën e pilafit të ri, se të hidhurin e hëngrën ato që rrinë në këmbë rreth e rrotull.
“I bëj thirrje qytetarëve të njohin nje të drejtë, të drejtën për të protestuar e për t’u ngritur e të shpërfillin gjithçka tjetër për veç të drejtës që i jep Zoti e Kushtetuta dhe nuk ka asnjë bandit t’ia heqë. ka shumë pak banditë të regjimit për të mbajtur zemërimin e popullit që po fryhet e do t’i marrë të gjithë përpara. Ky regjim nuk njeh ligj, njeh vetëm përballje dhe kushdo tjetër që mendon ndryshe, është patericë e këtij pushteti”
Bashkë me kreun e PD janë edhe kreu i PDIU Shpëtim Idrisi, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, Mesila Doda etj. Doda tha se për demokracinë sakrifikohet çdo gjë./Ekskluzive.al