osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pas Partisë së Lirisë, shkrihet edhe dega e Partisë Agrare në Shkodër, Agron Duka ngre alarmin dhe akuzon Ramën se po josh opozitarët

Pas Partisë së Lirisë, shkrihet edhe dega e Partisë Agrare në Shkodër, Agron Duka ngre alarmin dhe akuzon Ramën se po josh opozitarët

Pas deputetit të Partisë së Lirisë, Agron Çela, Edi Rama ka marrë një tjetër eksponent politik në Shkodër nga radhët e opozitës.

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka denoncoi këtë fundjavë në një intervistë televizive se drejtuesi lokal i PAA në Shkodër i kishte shprehur se do të punonte për kandidatin socialist, Benet Beci, pas takimit që kishte zhvilluar me Edi Ramën.

Duka tha se Rama ka për qëllim të marrë bashkinë e Shkodrës ku diferenca mes dy kampeve është 20 mijë vota. “Ka shkuar në Shkodër dhe ka marrë Gon Çelën, kam respekt për Gonin. Si ka mundësi? Edhe Shkodrën kërkon ta marrë. Është 20 mijë vota diferenca minimalisht. Kryetarin e PAA, Mark Mollën e mori.

Erdhi më takoi, jam me Benet Becin, tha. I thashë liro vendin sepse politikisht je kundër nesh. kishte takuar Ramën dhe i kishte thënë se Shkodra ka ngelë mbrapa sepse ju nuk më votoni mua, unë kam lulëzuar gjithë Shqipërinë, siç kam bërë andej, do ta bëj edhe këtu. Çfarë qëndrimi të mbajmë ne? Unë edhe këto 2-3 vite se s’besoj se do merrem më. Kështu që të tolerojnë grupi i Alibeajt dhe grupi i Berishës, sepse risku është që ne do bëjmë gropa që s’do i mbushim më.

Do ketë vështirësi për të t’i mbushur këto gropa për të ardhur në pushtet, sa do të pendohen për këtë që po bëjnë”, deklaroi ai. Më tej kryetari i Partisë Agrare, Agron Duka është shprehur se, i kishin propozuar kryetarit të PD-së, Sali Berisha një tjetër mënyrë përzgjedhje të kandidatëve. Por megjithatë Duka shprehet i bindur se kandidatët që kanë dalë nga primaret në PD, janë ata që kanë më shumë vota në opozitë.

“Gjatë një takimi me Berishën i kemi propozuar që kandidatët të zgjidheshin me anë të sondazheve, ose konsultimit të përgjithshëm. Sipas meje, kandidatët që kanë dalë nga primaret janë ata që marrin më shumë vota. Se kush është më i fortë në opozitë, kjo është e dukshme. Në opozitë është më i fortë Berisha. Nëse do të puqemi të gjithë bashkë, mund të nxjerrim dhe fitues”, nënvizoi kryetari i PAA, Agron Duka.