Ndërhyrja ruse në Ballkan duket se po i shqetëson të gjitha vendet partnere. Shumë zyrtarë ndërkombëtarë kanë dhënë alarmin se Moska po tenton destabilizim dhe kjo dëmton rajonin dhe Bashkimin Europian. Dy ditë më parë ishte komandanti suprem i NATO ai i cli kërkoi vëmendje për situatën në Ballkan, pasi protesta dhe përplasjet mes vendeve po ndihmojnë Moskën të destabilizojë rajonin. Por një alarm të ngjashëm ka dhënë dje dhe Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk.
Gjatë një vizite të bërë në Mal të Zi, ai ka thënë se ndikimi rus po rritet ndjeshëm. Sipas tij, kriza politike në disa shtete ballkanike po i jep mundësi Kinës dhe Rusisë që të imponojnë mënyrën e tyre të funksionimit të institucioneve jo demokratike. Por si Rusia po depërton në rajon? Media të ndryshme ndërkombëtare dhe ekspertët kanë dhënë detaje të ndryshme mbi mënyrën se si Putin po shtrin ndikimin e tij në shumë vende të botës. Përveç investimeve financiare, një mënyrë që po përdoret ndjehem është përmes korrupsionit.
Media të ndryshe ndërkombëtare i kanë kushtuar një artikull të gjatë ndërhyrjes ruse në Ballkan, duke treguar mënyrat që po ndjekin përfaqësuesit e Moskës. Sipas tyre, Rusia po tenton të korruptojë politikanë dhe biznesmenë të ndryshëm, me qëllim që të rritet ndikimi rus në shtetet ku ata operojnë. “Rusia po teton të shkaktojë destabilizim në shumë shtete. Metodat e saj përfshijnë në radhë të parë ryshfetin dhe korrupsionin”, thuhet në artikullin e “KTelgram”.
Më tej bëhet e ditur se përmes kësaj metode Moska ka hyrë dhe në shtete të BE, ku përmendet dhe Italia. Ballkani shihet si një pre e lehtë e tyre, pasi liderët politikë janë më të letë të korruptohen. Por kjo metodë e ndjekur prej tyre të bën të dyshosh se në vendin tonë ndikimi rus po përparon bindshëm. Raporte ndërkombëtare tregojnë se korrupsioni në nivel politik është shumë i lartë dhe Moska si duket po e shfrytëzon mjaft mirë këtë gjë. Vetë avokat Spartak Ngjela ka deklaruar disa herë se shpresat e të korruptuarve tani janë te rusët dhe fakti që Moska ka kthyer në pre të korruptuarit, jep sinjale se dhe vendi ynë nuk është imun.
Protesta e opozitës
Nëse bëjmë një krahasim me atë se çfarë ka deklaruar Tusk dhe mediat ndërkombëtare, gjejmë shumë ngjashmëri. Së pari në vendin tonë ka shumë liderë të korruptuar dhe së dyti, vendi po shkon drejt destabilizimit. Opozita vendosi të djegë mandatet dhe ka nisur revoltat popullore. Vetë liderët e saj po tregojnë se po synohet skenar për të destabilizuar vendin.
Këto taktika janë të ngjashme me rusët dhe po ashtu destabilizimi nuk i shërben aspak vendit, por vetëm Moskës. Por çfarë pasojash i kanosen vendit me këtë strategji të ndjekur nga PD. Së pari, bllokohen negociatat. Kjo i shërben pikërisht Moskës, pasi Rusia nuk do integrimin e Shqipërisë në BE.
Një tjetër arsye që i shërben Moskës është se rusët nuk duan faktorizimin e shqiptarëve. SHBA po teton të bindë serbët të njohin Kosovën, ndërsa në këtë mes ka hyrë dhe kryeministri Rama. Por kjo ka alarmuar Moskën dhe ajo po teton destabilizim. Pastaj vetë zyrtarë të lartë kanë thënë se Berisha është i rusëve dhe u shërben interesave të tyre. Momentalisht, ka protesta të shumta në Shqipëri, Bullgari, Mal të Zi e Serbi. Pas tyre dyshohet efshohet pikërisht Moska, e cila po nxit destabilitet./ Kliti Topalli