osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pas Ndrenikës dhe Trebickës, flet Genc Fuga: Jam pro ndërtimit të një teatri të ri

Pas Robert Ndrenikës dhe Alfred Trebickës, një tjetër artist i njohur i bashkohet zërave që kërkojnë ndërtimin e një teatri të ri. Në një intervistë të dhënë për DITA, Genc Fuga deklaron se është pro ndërtimit të një teatri të ri dhe shprehu gatishmërinë për të pjesë e çdo tavoline negocimi, që mund të jetë për të arritur maksimalen nga kjo lëvizje.

“Unë do doja përsëri që të kishim një teatër me 100 vetë dhe me hapësira të mjaftueshme që këta 100 vetë të shpërfaqnin veten e tyre.

Do doja një teatër me teknologjinë e fundit të magjisë, mund të përmend podet pneumatikë, hapësira të tjera për lëvizjen e dekorit, teknika skenike që kanë evoluar e që patjetër në kushtet aktuale mendoj se po limitohen edhe regjisorët në shprehjen e figurave të tyre artistike”, thotë aktori i njohur.

Ju ç’ mendim keni, jeni pro një teatri të ri, pra  të ndërtohet një teatër, por me kusht që të mos preket asnjë milimetër tokë?

Unë lëvizjen e shoh në këndvështrim tjetër, megjithatë jam pro ndërtimit të një teatri të ri, duke ruajtur territorin dhe ç’është më kryesorja, duke negociuar shumë fort për këtë pasuri, mbase jo të teatrit në vetvete, jo të ministrisë në vetvete, por këtë pasuri tonën.

Shpreh gatishmërinë time për të qenë pjesë e çdo tavoline negocimi, që mund të jetë për të arritur maksimalen nga kjo lëvizje. Ajo që kuptoj unë me maksimale është se duhet synuar që kjo godinë e re, ky investim shumë i rëndësishëm për TK dhe të gjithë, të saktësohet, të ketë një aspekt shumë të qartë pronësie dhe ligji.

Pra, prona nuk do i kthehet më Ministrisë së Kulturës dhe t’i jepet përsëri në situatën e parë që ajo mund të dojë të fusë Teatrin e Operas brenda apo ndonjë teatër tjetër në nevojë. Unë jam që kjo pronë t’i kalojë një institucioni shumë herë më të fuqishëm dhe dinjitoz se tani, Teatrit Kombëtar. Nga i gjithë ky proces, synoj që në fund të mos kemi vetëm një godinë, por edhe një pronar “të pastër”, të amplifikuar, të njohur, që do ishte Teatri Kombëtar, jo më Ministria e Kulturës.

Ju vetë si i shihni kushtet aktuale të teatrit? A ofron ai kushte qoftë për spektatorët, por edhe për të vendosur vepra të rëndësishme që normalisht duan edhe një ndërrim skene, ndriçim, elementë të cilët duhet të kenë edhe sipërfaqe, qoftë nëntokësore?

Një teatër i ri i përshtatshëm për teatër është kërkuar që në 1953. Kërkesa për të pasur një teatër dinjitoz, me hapësira etj, ka qenë që në atë kohë. Teatri Kombëtar tani është një ndër skenat më të painvestuara.

E vetmja teknologji bashkëkohore që mund të ketë skena e teatrit, tani që po flasim bashkë është vetëm një rotativë, pra një shpikje që në 1800, e trashëguar nga operat. Xhepat skenikë nuk mjaftojnë, hapësirat mbrapa nuk mjaftojnë, janë bërë vetëm restaurime apo mballoma, por nuk është zgjidhur hapësira e përshtatshme për këtë gjë.

Ju kujtoj edhe një gjë. Në 1990, TK ka pasur 100 aktorë, ka pasur edhe shumë më tepër ambiente ndihmëse, provat bëheshin diku gjetiu, provat e tavolinës diku gjetiu, në hapësirat që është tani teatri eksperimental etj.

Atëherë, financiarisht shteti dhe shoqëria e përballonte një pjesë me 50-60 e më tepër vetë. Në ditë e sotme, kemi 29 aktorë, jo se kaq na duhen, por ky është shtrëngimi që i bëhet nga Ministria e Financave dhe paaftësia e ministrisë për të kërkuar më tepër.

Unë do doja përsëri që të kishim një teatër me 100 vetë dhe me hapësira të mjaftueshme që këta 100 vetë të shpërfaqnin veten e tyre. Do doja një teatër me teknologjinë e fundit të magjisë, mund të përmend podet pneumatikë, hapësira të tjera për lëvizjen e dekorit, teknika skenike që kanë evoluar e që patjetër në kushtet aktuale mendoj se po limitohen edhe regjisorët në shprehjen e figurave të tyre artistike./Dita