Presidenti Ilir Meta ka kryer homazhe në bustin e heroit të kombit Selam Musai.
Meta shkruan se ka nderuar me respekt personifikimin e popullit të Labërisë.
Postimi i presidentit Ilir Meta:
Sot në Tepelenën fisnike të burrave të rëndë sa mali, të krenarisë, trimërisë e patriotizmit të pashoq, por dhe bukurive të ashpra natyrore, në këtë kala të pamposhtur të lirisë, që e ka shkruar me gjakun e bijve të saj më të mirë historinë e lavdishme të kombit shqiptar.
U përula me nderim e respekt para jetës dhe veprës të Selam Musait, legjendës dhe personifikimit të shpirtit luftarak të popullit të Tepelenës e gjithë Labërisë, simbolit frymëzues dhe të paharruar të Luftës kombëtare të Vlorës.
“E ç’u nise more nga Drashovica
E Selam labi, labi hajde trim o lule
O me treqind e ca more komita
E lule more Selam lule
E ç’e zure topin more nga gryka”