osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pas Metës edhe Berisha var shpresat tek Grenell? Mediat pranë tij jehonë sulmeve të ambasadorit ndaj Sekretarit Blinken

Pas Metës edhe Berisha var shpresat tek Grenell? Mediat pranë tij jehonë sulmeve të ambasadorit ndaj Sekretarit Blinken

Richard Grenell, i dërguari i Donald Trump për Ballkanin duket se është kthyer në pikë referimi për presidentin ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Meta e priti atë në zyrë pak javë më parë dhe mbetet ende mister qëllimi i këtij takimi.

Por duket se në krah të tij po del edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Mediat pranë tij dje i kanë bërë jehonë një postimi të Grenell në rrjetet sociale. “Këshilltari i ish-presidentit Donald Trump, Richard Grenell ka kërkuar dorëheqjen e sekretarit të Shtetit, Antony Blinken.

Duke publikuar një intervistë të Blinken gjatë emisionit ‘FacetheNation’, ku thotë se bisedimet me talebanët kanë qenë të domosdoshme për të siguruar evakuimet, Grenell shkruan se Blinken është i dobët dhe patetik. ‘Sekretari ynë i Shtetit duket i dobët dhe patetik.

Të gjithë duhet ti kërkojmë atij që të japë dorëheqjen’, shkruan Grenell në postimin e tij, që mund ta shikoni më poshtë”, thuhet në lajmin e portalit pranë Berishës. Duhet theksuar se pak ditë më parë Meta i thuri lavde Grenell dhe dyshimet janë se ai po përdoret si trampolinë për ta shpëtuar nga revanshi amerikan. “Ishte kënaqësi të takoja këtë mëngjes Ambasadorin Grenell.

Mbështes përpjekjet e tij të vazhdueshme për të promovuar investimet amerikane dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon, si e vetmja mënyrë për të garantuar mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë dhe veçanërisht brezin e ri. Përpara vizitës të tij në Jug të vendit i dhurova librin “Albania from the Air”, një botim i veçantë mbi mrekullitë natyrore shqiptare, pasi jam i sigurt se herën tjetër ai do të shpenzojë më shumë kohë për të eksploruar Shqipërinë tonë të bukur”, tha Meta pas takimit me Grenell.