osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pas mesazhit të Uashingtonit, Holanda pranon të hapen negociatat për Shqipërinë, eliminohen pengesat në rrugën drejt BE

Pas mesazhit të Uashingtonit, Holanda pranon të hapen negociatat për Shqipërinë, eliminohen pengesat në rrugën drejt BE

Parlamenti holandez ka vendosur të mbështesë hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Holanda njihet si një nga vendet më mosbesuese të Bashkimit Europian, megjithatë duket se sipas saj Shqipëria e ka bërë progresin e mjaftueshëm për të nisur negociatat.

Në mbledhjen e Parlamentit holandez , u diskutua vijimi i rrugës së integrimit për vendin tonë ku u vendos të eliminohen pengesat për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Ambasada holandeze me anë të një njoftimi bëri me dije qëndrimin e vendit. Në njoftim thuhet se qeveria holandeze ka rënë dakord për progresin e Shqipërisë sa i përket reformës në drejtësi dhe luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Përveç progresit, një tjetër çështje që duhet të jetë në vëmendje po ashtu është edhe dënimi për zyrtarët e lartë. Sipas njoftimit, procedurat do të finalizohen ditën e sotme me votimet e partive dhe grupeve parlamentare. “Qeveria holandeze bie dakord që Shqipëria ka bërë progres në fushat prioritare si reforma në drejtësi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Gjithashtu “track rekord”-i ka shënuar progres, megjithëse një numër më i lartë dënimesh për zyrtarët e lartë mbetet një çështje e rëndësishme për t’u mbajtur në vëmendje. Dje, shumica e Parlamentit ra dakord që të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, pas miratimit të kuadrit negociator. Procedura do të finalizohet nesër me votimin e mocioneve të mundshme të ngritura nga partitë apo grupet parlamentare”, thuhet në njoftimin e ambasadës holandeze.

Mbështetja e Holandës fill pas deklaratës së Blinken

Ky vendim nga qeveria e Holandës erdhi pas deklaratës së Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken, i cili tha se negociatat duhet të nisin pasi Shqipëria ka bërë progres. Duke ditur se Holanda është një vend që ka marrëdhënie të mira me SHBA, dyshohet se Amerika ka rol dhe ndikim lidhur me hapjen e negociatave.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë ndërsa punon për të forcuar shtetin e së drejtës, për të përmirësuar llogaridhënien e qeverisë dhe për të kryer reformën në drejtësi. Përmes këtyre zgjedhjeve paqësore, Shqipëria ka demonstruar më tej gatishmërinë e saj për të hapur negociatat e pranimit në BE”, ka thënë Blinken.

Ndërkohë lidhur me hapjen e negociatave ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Me anë të një statusi në rrjetin e tij social Facebook, kreu i qeverisë e quajti një tjetër lajm të mirë mbështetjen e Holandës. Ai tha se e kishte përmendur edhe më parë faktin se sapo të mbaronin zgjedhjet, Shqipëria do të zhbllokohej.

“Lajm tjetër i mirë! Parlamenti holandez mbështet thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim. Ua kisha thënë, pa u bërë zgjedhjet atje nuk kemi çfarë presim dhe ja, zgjedhjet mbaruan Shqipëria u zhbllokua. Sidoqoftë faleminderit me mirënjohje se ska kohë për pushim”, u shpreh kryeministri.