osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Pas mbylljes së TikTok për 1 vit, reagon kompania kineze: Presim sqarime! Dy adoleshentët s’kishin llogari tek ne

Pas mbylljes së  TikTok për 1 vit, reagon kompania kineze: Presim sqarime! Dy adoleshentët s’kishin llogari tek ne

Kompania e rrjetit social, TikTok ka reaguar për vendimin e kryeministrit Edi Rama për të ndaluar këtë platformë në Shqipëri, duke filluar që nga viti i ardhshëm, pas sherrit mes adoleshentëve pranë shkollës “Fan Noli”, ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani (18 nëntor 2024).

Në një reagim për Associated Press kompania e rrjetit social, TikTok tha se nuk kishte gjetur ndonjë provë që autori ose viktima të kishte llogari TikTok dhe raportimet e shumta kanë konfirmuar se videot që çuan në këtë tragjedi ishin postuar në një platformë tjetër, jo në TikTok.

Kreu i qeverisë bëri të ditur dje (21 dhjetor) gjatë një takimi me mësues e prindër, se përgjatë vitit të aplikimit të masës do të shihet se si veprojnë vende e tjera dhe nëse do vendosen filtra në rrjetin social.

“Është rrugaçi i lagjes që ne kemi frikë që fëmija të shoqërohet me të kur del nga shtëpia. TikTok do ta mbyllim për një vit. Kemi bërë hulumtime dhe do të na duhen 6-8 javë duke filluar nga fillimi i janarit dhe për 1 vit plotësisht për të gjithë. TikTok në Republikën e Shqipërisë nuk do ketë.

Gjatë atij viti do shohim si do veprojnë vendet, çfarë do nxjerrë teknologjia për filtra, si do reagojë vetë TikTok”, tha Rama në takimin e fundit përmbyllës të konsultimit publik”, tha kryemimistri Edi Rama.

Vendimi erdhi pas një muaj konsultimesh mes zyrtarëve të arsimit me prindërit. Mbyllja e Tik Tok-ut pritet të shoqërohet nga vendosja e kamerave brenda dhe përreth shkollave, rregulla të reja mbi telefonat celularë gjatë orëve mësimore, me dyfishimin e oficerëve të sigurisë nëpër shkolla, si dhe me koordinim më të fortë mes tyre dhe policisë së shtetit./Associated Press