Hazbi Kasaj bëri bujë në vitin 2011 me deklaratën e tij se kush nuk e votonte për kryetar të Bashkisë së Këlcyrës e mallkonte me “I rënë kanceri në grykë kush nuk më voton mua”. I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Xing me Ermalin”, Hazbiu bëri sërish një deklaratë shokuese.
“Nëse më besojnë dhe më votojnë kryetar bashkie nuk vdesin. Në rast të kundërt sëmundja do të zhvillohet dhe janë drejt eleminimit. Kush nuk më ka votuar kanë vdekur nga kanceri se mallkimi të zë”, u shpreh Hazbiu.
Ai kandidon sërish këtë vit dhe sërish ka bërë një mallkim duke u shprehur: “Ata që nuk më votojnë iu thaftë krahu e mendja e mbetshin të ngrirë në jetën e tyre”.