osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pas malit Tomor, Ilir Metaj po teton grabitjen e “FK-Tomori”, bashkia LSI-ste nuk tregon çmimin dhe blerësin

Pas malit Tomor, Ilir Metaj po teton grabitjen e “FK-Tomori”, bashkia LSI-ste nuk tregon çmimin dhe blerësin

Në prag të largimit nga pushteti, zyrtarët e partisë presidenciale, po përlajnë gjithçka munden, nga pasuritë e komunitetit të zonës

Në Këshillin Bashkiak të Beratit, këshilltarët e PS, kanë bllokuar një skenar, të kryebashkiakut LSI-st, Petrit Sina, për të shitur në mënyrë ilegale e të përshpejtuar pa procedura ligjore, pronësinë shtetërore të “FK-Tomori”.

Këtë skenar, tentoi ta realizonte me “letra të bardha”, duke synuar të merrte miratim të shitjes, me shumicën e votave në këshillin bashkiak, vetëm me një kërkesë, pa projekt konkret privatizimi, por kërkesa u refuzua nga shumica socialiste, me akuzën “nxitim për të vjedhur”.

Vetëm 4 muaj, para ikjes nga detyra, kryebashkiaku i LSI, veproi pa dijeninë e askujt në këshillin bashkiak dhe në kundërshtim me ligjin, pa asnjë konsulencë me qytetarët beratas, sidomos me mbështetësit e ekipit “Tomori”, të cilët janë taksapagues e kontribues.

Sipas skenarit, është menduar shitja e 74% të aksioneve të “FK-Tomori”, për të cilat, kryebashkiaku deklaroi në mbledhje, se ka kërkesa e oferta konkrete, por nuk pranoi të tregonte në Këshill, se cilët ishin blerësit dhe ofertat e paraqitur.

Mos deklarimi i emrave të blerësve të interesuar dhe fshehja e çmimit të shitjes, ka krijuar dyshime tek këshilltarët socialistë, të cilët kanë bllokuar mbledhjen e Këshillit Bashkiak, duke denoncuar tek qytetarët beratas, skandalin e kryebashkiakut LSI-st, për t’u grabitur klubin futbollistik.

Sipas informacioneve, thuhet se blerësi “anonim” i “FK-Tomori” është Ilir Metaj, zaptuesi dhe shkatërruesi i Malit Tomor, por kryeu i bashkisë nuk e publikon qëlimisht emrin e tij dhe vlerën e shitjes, deri sa të marrë miratimin nga këshilli bashkiak, ku kjo kërkesë u rrëzua dhe u shty për debat, pas zgjedhjeve lokale.

Persona e qarqe të klanit “Metaj” në Berat, pas dështimit të skenarit, kanë nisur të bëjnë takime e negociata private, me anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak, për të pranuar organizimin e një mbledhje të veçantë, për votimin e projekt-vendimit, të shitjes së aksioneve të “FK-Tomori”, blerës i të cilit, siç “gumëzhin” gjithë Berati, rezulton se është Ilir Metaj./Pamfleti/