Teksa kryeministri Edi Rama shkroi letrën e pestë publike për kreun e PD Lulzim Basha ku i bënte thirrje të përsëritura për dialog pa kushte, ka ardhur përgjigja e këtij të fundit.
Në një postim në faceboook Basha shprehet se nuk do të bëj asnjë hap pas.
“Ne jemi Populli i Europës, ne jemi Populli i Lirisë, ne jemi Populli i Demokracisë. Ne jemi njerëz që besojmë në vlera, besojmë tek dinjiteti i njeriut, besojmë tek familja, besojmë tek atdheu.
Demokracinë nuk e japim, të drejtat dhe liritë tona nuk i dorëzojmë. Beteja për to është misioni më i madh dhe më fisnik i njeriut të lirë.
Beteja me të keqen, po e çliron dhe fisnikëron shoqërisë dhe kombit tonë.
Forca jonë është bashkimi, forca jonë është qëndresa, forca jonë është përballja deri në fitoren e kësaj beteje për Shqipërinë si gjithë Europa.
Asnjë hap pas! #ShqipëriaSiEuropa”- shkruan Basha teksa poston disa foto nga protesta e djeshme.