GjKKO pushon çeshtjen për Pjerin Ndreut, i cili po hetohej nën akuzën “shpërdorim detyre”.
Etleva Deda është caktuar gjyqtare nga shorti elektronik, e cila sot ka shpallur vendimin e pezullimit me kërkesë të SPAK duke mos patur prova për element të veprës penal të çështjes.
Ndreu u kallëzua në Strukturën e Posaçme nga Partia Demokratike në Lezhë në vitin 2023 në lidhje me trotuarin në rrugën Lezhë-Shëngjin, në lagjen Xhenjo.
Aksi rrugor është në varësi të ARRSH dhe Bashkia e Lezhës nuk kishte të drejtë të kryente punime, tha PD në denoncim aso kohe.
Partia Demokratike e akuzoi Ndreun për dhënien e këtij tenderi në kohë fushate. Në hetim ishin edhe zyrtarë të tjerë të bashkisë, qe janë marrë më tenderin për ndërtimin e rrugës të akuzauar nga PD me anë të qytetarit dixhital si anonimi Nesti Agoni. /Ekskluzive.al