osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pas kritikave të shumta tërhiqet mazhoranca, policia nuk mund të përgjojë pa hesap, vetëm mbikëqyrje grupeve të dyshuar, pa leje gjykate

Pas kritikave të shumta tërhiqet mazhoranca, policia nuk mund të përgjojë pa hesap, vetëm mbikëqyrje grupeve të dyshuar, pa leje gjykate

Ministria e Brendshme është tërhequr nga nisma për të lejuar policinë të kryejë përgjime pa leje gjykate. Dje Komisioni i Sigurisë diskutoi ligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar”, dhe ministri Sandër Lleshaj ka bërë prapakthehu.

Në shkurt të 2020, qeveria miratoi disa ndryshime në ligjin për policinë, të cilat i jepnin uniformave blu të drejtën të përgjonin dhe gjurmonin qytetarët vetëm me vendim të saj për një periudhë deri në tre muaj, pa kërkuar fare leje nga gjykata dhe prokuroria. Mirëpo ky projkeligj u kundërshtua fort nga grupet e interesit, madje edhe nga vetë Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK, me arsyetimin se jo vetëm shkel Kushtetutën dhe ligjin, por dhe parimin e ndarjes së pushteteve, duke i dhënë qeverisë kompetencat e prokurorisë.

Policia nuk mund të përgjojë, vetëm mbikëqyrje Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, gjatë diskutimit të tij zbuloi se kishte pasur një keqkuptim dhe se termi përgjim është zëvendësuar me mbikëqyrjen.

Sipas tij, policia nuk mund të përgjojë pa hesap. “Që nga takimi i fundit lidhur me ligjin për Policinë e Shtetit, ne jemi marrë, kemi reflektuar në respekt të diskutimeve që u bënë në këtë Komision dhe të komenteve të ardhura nga agjencitë e tjera, nga institucionet e tjera, me qëllim që drafti i ligjit të arrijë në atë trajtë që të gjejë konsensusin e përgjithshëm dhe miratimin e këtij komisioni. Në thelb janë bërë ndryshime sa i përket terminologjisë, për arsye se pati disa keqkuptime që besoj që ishin të argumentuara sa i përket terminologjisë.

Për arsye se shumë veta e keqkuptuan si një ndërhyrje në ligjin e përgjimeve dhe për dhënie atributesh, kompetencash policisë për të kryer përgjime, me iniciativën e vet dhe nën përgjegjësinë e vet. Është rishikuar terminologjia duke zëvendësuar fjalën “përgjim ambjental”, me “mbikëqyrje”. Kjo besoj e ka zëvendësuar në thelb shqetësimin e disa kolegëve të komisionit dhe të disa përfaqësueseve të institucion eve. Thelbi i këtij ndryshimi në ligj është neni 131, i cili flet për masat e veçanta”, deklaroi ai.

Më tej ministri Lleshaj theksoi se përmes këtij projektligji, Policia e Shtetit ka tagrin të mbikëqyrë grupet kriminale pa leje gjykate, qasje kjo që do të jetë e dobishme. “Sa i përket Komitetit Kombëtar të Politikave për Parandalimin në luftën kundër krimit të organizuar, ai është lënë pak a shumë siç ka qenë. Një komitet i cili harton, kontrollon, “Propozimi i fundit, i katërt, që në fakt nuk është propozimi ynë.

Por që mendoj të bashkohet me këtë proces që lidhet me nevojën e paraqitur në kuadër të diskutimeve politike për reformën zgjedhore dhe Kodin Zgjedhor. Ku është propozuar në dijeninë time, ose është rënë dakord sipas një shkrese që kam nga Komisioni i Ligjeve edhe me opozitën, në mënyrë që të parashikohet një amendament në ligjin e Policisë së Shtetit ku i jepen detyra kësaj për të mbështetur procesin e zgjedhjeve, duke ndjekur detyrat që i çohet nga autoritetet që administrojnë procesin zgjedhor. Bëhet fjalë për një amendament të përgjithshëm, i cili vetëm sa i shton më tepër përgjegjësitë e Policisë së Shtetit për të marrë dhe për të zbatuar detyra nga autoritet përgjegjëse që administrojnë procesin zgjedhor, për mbarëvajtjen e tyre”, nënvizoi dje ministri Lleshaj.

LLESHAJ: POLICIA ROL NË ADMINISTRIM E ZGJEDHJEVE monitoron zbatimin e politikave shtetërore në luftën kundër krimit të organizuar dhe në parandalimin e tij, me përbërje që tashmë është e njohur. Ky Komitet ndërkohë është një fakt juridik për arsye se në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, dt. 31.01.2020, ky Komitet është konstituuar dhe funksionon krejt normalisht, komiteti është funksional”, u shpreh ai. Ndërkohë Lleshaj shtoi se këto mbikëqyrje që do bëhen me miratimin e Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK.

Pas diskutimeve projektligji u miratua në parim nga anëtarët e Komisionit të Sigurisë. Kujtojmë që, reflektimi i Ministrisë së Brendshme, erdhi pas kritikave të ashpra të Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, të cilët e konsideruan përgjimin e policisë pa leje si një nismë ligjore të rrezikshme dhe antikushtetuese.