Prej disa ditësh tashmë, Xhisiela Maloku është bërë emri më i lakuar në të gjitha mediat e vendit. Vajza nga Fushë-Kruja denoncoi për përdhunim djalin e deputetit të së njëjtës zonë, Rexhep Rraja.
Ajo u bë kryefjalë e lajmeve dhe debateve të opinionit publik, pasi ngjarja e saj u përdor gjerë mediatikisht dhe politikisht.
Pas disa daljeve dhe intervistave në emisione të ndryshme televizive , 25-vjeçara sqaroi të gjithë ngjarjes duke thënë që e gjitha ishte një tekë xhelozie mes saj dhe djalit të ish-deputetit por që u ekzagjërua nga politika.
Natën e kaluar Xhisiela ka publikuar një foto në profilin e saj instagram nga ambjentet e një prej spitaleve jopublike në kryeqytet. Nuk dihet nëse e reja kia probleme shëndetësore apo është ndodhur aty për të shoqëruar dikë tjetër.
Vetëm para dy ditësh Xhisiela pohoi se ka humbur 12 kilogramë nga masa trupore për shkak të ngjarjes të ndodhur ditët e fundit.