osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pas kërkesës se BE, Komisioni i vetingut paralajmëron: Do pastrojmë drejtësinë nga të korruptuarit, po punohet me orar të zgjatur për të mbyllur sa me shpejt procesin

Pas kërkesës se BE, Komisioni i vetingut paralajmëron: Do pastrojmë drejtësinë nga të korruptuarit, po punohet me orar të zgjatur për të mbyllur sa me shpejt procesin

Ultimatumi i Bashkimit Europian për të thelluar reformën në drejtësi, me qëllim hapjen e negociatave në qershor të 2019, ka vënë në lëvizje organet e vetingut. Pak ditë më parë, gazeta raportoi se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shtuar ritmin e punës duke zhvilluar 3 deri 4 seanca dëgjimore në javë, në mënyrë që prokurorët dhe gjyqtarët që rezultojnë me probleme të largohen sa më parë nga sistemi dhe organet e reja të drejtësisë të ngrihen sa më shpejt.

Ndërkohë, ditën e djeshme KPK përmes një reagimi zyrtar për gazetën “SOT”, ka paralajmëruar se prioritet i punës së saj është spastrimi i drejtësisë nga të korruptuarit, për të ndihmuar në çeljen e negociatave. Madje, në reagimin e tij, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zbuloi se është i vendosur për të kryer një proces vetingu të pavarur dhe objektiv për njerëzit e drejtësisë, hetim ky i mbështetur fuqishëm edhe nga Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit.

“KPK është plotësisht i ndërgjegjshëm për rëndësinë e procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, me qëllim pastrimin e sistemit të drejtësisë nga korrupsioni dhe rikthimin e besimit të publikut, por edhe si një proces me ndikim në hapjen e negociatave për Shqipërinë. Për rrjedhojë, KPK ka qënë dhe mbetet tepër e angazhuar për të ushtruar detyrat funksionale dhe ligjore, në bashkëpunim me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM).

Referuar pyetjes tuaj për përshpejtim të procedurave, ju bëjmë me dije se hetimi administrativ që kryhet ndaj subjekteve kërkon kohën e tij, duke qenë se kalon në disa procese verifikimi dhe analizimi, deri në nxjerrjen e vendimit final”, thuhet në përgjigjen e KPK për gazetën.

KPK shton punën

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bëri me dije se po punon me orar të zgjatur, përtej atij zyrtar, me qëllim mbylljen sa me shpejt të procesit të vetingut. KPK theksoi se prioritet për të dalë në seanca dëgjimore në kuadër të procesit të vetingut kanë kandidatët e listës prioritare, të cilët sipas tij, janë kryesisht gjyqtarë dhe prokurorë që garojnë për në KLP dhe KLGJ.

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk po i zbaton oraret zyrtare, duke punuar me orare të zgjatura për të kryer në kohë procesin e rivlerësimit. Në lidhje me pyetjen e dytë sqarojmë se, për kandidatët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë procesi i rivlerësimit kryhet me përparësi, në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjit nr.84/2016 dhe ligjit nr. 115/2016.

Ashtu siç edhe e keni ndjekur dhe pasqyruar në mediat tuaja, KPK po zhvillon aktualisht seanca dëgjimore me kandidatët që janë pjesë e procesit të rivlerësimit, të përfshirë në listën prioritare”, thuhet në reagimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gazetën SOT.

BE kërkon arrestimin e zyrtarëve të korruptuar

Vendimi i Këshillit të Bashkimit Europian i pak ditëve më parë për të shtyrë hapjen e negociatave, ka dhënë sinjale se në Shqipëri do të nisë reprezalja në radhët e politikës dhe gjyqësorit. Për këtë arsye, Brukseli ka kërkuar ngritjen e organeve të reja të drejtësisë, me qëllim çuarjen para drejtësisë të gjithë zyrtarëve të korruptuar. “Kërkohet avancimi i mëtejshëm i procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në veçanti duke plotësuar të gjitha dosjet prioritare dhe finalizimin e themelimit të strukturave të pavarura gjyqësore siç parashihet me reformën kushtetuese.

Kërkohet finalizimi i themelimit të organeve të specializuara, përkatësisht Strukturës Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimeve (NBI) dhe Gjykatës. Kërkohet forcimi i procesit të hetimeve proaktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë edhe në nivel të lartë”, thuhet në dokumentin e Këshillit të BE