osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Pas këngës së kukuvajkë-mediave se…punonjësve do u mbahet një pjesë e pagës, shpërthen në vajtim Luani i LSI-së!

Pas këngës së kukuvajkë-mediave se…punonjësve do u mbahet një pjesë e pagës, shpërthen në vajtim Luani i LSI-së!

Pas lajmit të rremë si shumë lajme që shpërndan grupi mediatik Kukuvajka, nuk ka përtuar Luani i LSI-së që të bëhet pjesë e vajtimit, aty ku mund të fshihesh apo të zhgrryhesgh, apo të dëndesh me të ngrënë e më të pirë, pa të parë askush.. në Facebook.

Ai shkruan se dikush ka urdhëruar ministritë që t’iu mbahet një pjesë e pagës punonjësve për të prekurit nga tërmeti dhe i kërkon kryeministrit të ndalojë këtë praktikë të shëmtuar.

Ky është një Fake News i ndyre por jo sipas tij, i cili na tregon se solidarësia nuk ka nevojë për qeveri, as për kryeministër a president nuk ka nevojë sepse është në shpirtin dhe në vetëdijen shqiptare.

POSTIMI I PLOTË
Solidarësia si vlerë e shoqërisë shqiptare, jo si detyrim prej qeverisë!
Zoti kryeministër, dikush ka urdhëruar ministritë e qeverisë tuaj që t’ju mbahet një pjesë e pagës punonjësve, si kontribut për zhdukjen e pasojave të tërmetit!
Ndalojeni këtë praktikë të shëmtuar e mos e ndyni solidarësinë si vlerë të shoqërisë shqiptare me urdhra idiotësh që fyejnë më së shumti ata që u dëmtuan më rëndë nga tërmeti!

Ndër shqiptarët solidarësia është një vlerë thelbësore dhe e qenësishme.
Është institucion që na vjen prej historisë së lashtë si trashëgimi e vyer e shfaqet ndër ne sa herë shpirti shqiptar vihet në provë përballë vështirësish të ndryshme; në fatkeqësi a në luftëra.

Solidarësia nuk ka nevojë për qeveri. As për kryeministër a president nuk ka nevojë. Sepse është në shpirtin dhe në vetëdijen shqiptare.

E sa herë e ka lypur nevoja, shqiptarët janë bërë bashkë e përkrah njëri-tjetrit, i kanë ndarë bashkë, të keqen dhe të mirën.

Edhe tërmeti i 26 nëntorit dhe rrënojat e plagët e tij e vunë sërish në provë solidarësinë shqiptare, e ajo u shfaq padyshim më e fortë se tërmeti.
Shqiptarisht e bujarisht pranë e bashkë me njëri-tjetrin.
Prej kësaj vlere më së pari na erdhën të parët në ndihmë edhe vëllezërit e Kosovës.
Lërini qytetarët ta shprehin vetë solidarësinë me shpirt e zemër!
Solidarësia nuk bëhet me urdhër dhe as me vendime qeverish zoti kryeministër!