Ish zëdhënësja e ish- kryeministrit Sali Berisha Erla Mëhilli ka vendosur të rikthehet me një format analize politike që përkon me nisjen e fushatës zgjedhore. Lajmin e ka bërë vetë me dije Mëhilli në rrjetet sociale.
Postimi i Erla Mëhillit
Te dashur miq! Pas kaq vitesh eksperience poltike dhe profesionale gjate punes me zotin Berisha, kam vendosur te angazhohem ne nje projekt te ri profesional. Ne ditet ne vijim do kem kenaqesine te perfshihem fillimisht ne nje format analize politike qe perkon edhe me nisjen e fushates elektorale per zgjedhjet e 25 prillit. Kjo eksperience e re uroj te jete nje kontribut modest i imi ne debatin dhe informimin publik.
E di qe ka shume zera qe e bejne kete cdo dite, mire, shume mire, pelqyeshem a me pak. Per mua eshte nje mundesi per t’i dhene ze jo vetem asaj cka mendoj, por edhe gjithkujt me te cilin ndajme te njejtat shqetesime. Dhe kjo vjen ne funksion te nje projekti te ri, gjithnje ne komunikim me publikun!