osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pas kaosit që ka mbërthyer Kadastrën dhe shqetësimit të ngritur nga qytetarët, KLSH vihen në lëvizje dhe nis auditim urgjent

Pas kaosit që ka mbërthyer Kadastrën dhe shqetësimit të ngritur nga qytetarët, KLSH vihen në lëvizje dhe nis auditim urgjent

Revolucion digjital në Kadastër i mbrojtur me shumë pathos nga qeveria aktuale, duket se ka futur në kaos gjithë Shqipërinë, duke ka paralizuar thuajse gjithë sektorët, sikundër janë bllokimi i një sërë sektorësh të ekonomisë, siç janë ndërtimi, real estate, bankat, noterët, ndërkohë që në finale më të prekurit nga ky vendim janë qytetarët.

Pas denoncimeve të bërë publike nga gazeta “SOT”, por edhe ankesave publike të noterëve, shoqatave të bankave, etj, për bllokimin e punës në Kadastër, dje ka reaguar Kontrolli i Lartë i Shtetit. Kryetari i KLSH-së, Arben Shehu ka urdhëruar dërgimin e menjëhershëm të një ekipi kontrolli për të nisur auditimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

“Duke marrë masa të menjëhershme për të hetuar dhe korrigjuar problemet në sistemin e shërbimeve online në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, KLSH vlerëson si emergjencë shqetësimin e ngritur nga mediat”, thonë burime zyrtare nga KLSH. Kolapsi që ka shkaktuar Kadastra digjitale ka prekur më tepër tregun e pasurive të patundshme. Prej më shumë së një muaji transaksionet janë bllokuar, pasi Kadastra nuk shqyrton aplikimet.

Edhe në rastet kur shqyrtohen, afatet janë trefishuar. Mirëpo ky realitet shqetësues konfirmohet nga edhe shifrat e aplikimeve nga zyrat e noterëve, si hallka kryesore mes qytetarit dhe kadastrës. “Mund t’ju konfirmojë që nga data 1 korrik e deri në 10 gusht janë kryer 5655 aplikime, por vetëm 1300 prej tyre kanë marrë përgjigje.

Shifrat nuk janë pozitive, por ne themi se jemi në fazën e parë të këtij proces dhe shpresojmë se situata do të ndryshojë në vazhdim. Ndërkohë që ka një ecuri më pozitive aplikimet me procedurë të përshpejtuar, të cilat kushtojë edhe më shumë”, kanë deklaruar nga Dhoma e Noterisë.

Reagon Bici

Ndërkohë edhe kryetarja e Kadastrës, Dallëndyshe Bici ka pranuar problemet me kalimin e shërbimeve online. Pas shumë akuzave, ajo ka reaguar në rrjetet sociale Dallëndyshe Bici, e cila sulmon kritikët dhe mediat. Ajo pranon që ka probleme, teksa nuk ka kursyer as noterët. “Pse kërkojnë të gjithë me ngulm dështimin e kadastrës?! U bë kaq javë që Kadastra është nën sulme të vazhdueshme. Nga grupe interesi që hapur, apo fshehur, me arsye, apo jo, bëjnë çmos të përlyejnë fytyrën e re të ASHK, atë ku mitmarrja dhe korrupsioni nuk janë fjala e ditës, e ku zyrtarët si shumica e qytetarëve të këtij vendi duhet të presin normalisht pagën në fund të muajit, e meqë nuk janë mësuar kështu, dorëhiqen.

Pse janë trazuar noterët?! Ata që për kaq vite, as nuk kanë folur ndonjëherë për vonesa, për atë stokun e aplikimeve disa vjeçare, për të drejtat e qytetarëve. Pse nisën të kenë ndenja karshi halleve të qytetarëve tani që prej disa javësh në ASHK ka nisur të procesi i ri i punës pas riinxhinierizimit të sistemit? Mos vallë kanë humbur burimet e tyre dhe kanë mbetur si peshku në zall?! Do flasim sërish për ta. Shumë shpejt.

Por pse kërkojnë dështimin e kadastrës me ngulm grupe të tjera interesi?! Çfarë kanë humbur? Pse vallë nuk kërkohet edhe qëndrimi i ASHK për lajme të ndryshme, akuza, pretendime? Unë nuk i kam shmangur kurrë sfidat. Dhe kjo që po ndodh sot në ASHK, është një ndryshim epokal për këtë institucion. Por ky ndryshim do të ruajë xhepat e qytetarëve, duke mos i zbrazur tek këto “grupet e interesit”. Do të ruajë pronën, duke mos lejuar të tjera grupe interesi të bëjnë si të duan. Sot akuzohemi e sulmohemi për vonesa.

Nëse ndokush ka kujtesë, vetëm pak muaj më parë ASHK akuzohej vetëm për mitmarrje dhe korrupsion. Ka vonesa. Nuk ka probleme. Ka ngërç. Nuk ka dështim. Vetëm pse duam t’i bëjmë gjërat shpejt dhe mirë, pavarësisht sabotimeve, dashakeqëve, atyre që duan të përfitojnë. Ne do t’i bëjmë për njerëzit. Për ata që në fakt nuk është i interesuar asnjë “grup interesi””, shkroi Bici.