Pas kenges dhe lalles nen tingut e kenges se “Baftjarit” ne valles në “Mëngjesin e Lutjeve”, kreu i Partisë Republikanë është rikthyer më një kërkesë për presidentin Ilir Meta.
Duke komentuar idenë e ngritjes së një kampi refugjatësh islamike në Shqipëri, Fatmir Mediu e cilëson një kërcënim për sigurinë kombëtare.
Për këtë arsye, ish-ministri i Mbrojtjes te cilit i shpertheu ne dore punishtja e vdekjes ne Gerdec dhe ku u vrane 26 te pafajshem dhe u plagosen mbi 300 te tjere, i bën thirrje kreut të Shtetit që t’i kërkojë informacione Edi Ramës.
Sipas deputetit të listes se PD, njëheresh edhe kryetar i PR, strukturat e sigurisë dhe rendit në Shqipëri janë të dobëta për të shmangur rrezikun nga terrorizmi.
Komenti i Mediut:
Mediu kundër ngritjes së qendrës për luftëtarët e huaj të ISIS
“Siguria kombëtare nuk ka qenë asnjëherë më e rrezikuar”
Pjesëmarja e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit si vend anëtar i NATO-s është domosdoshmëri dhe për më tej një nevojë e brendshme, duke konsideruar faktin se ka pasur rreth 140 Foreign Fighters të ISIS nga Shqipëria që kanë shkuar drejt Sirisë.
Kjo tregon se ka pasur dhe ka një terren konkret të rekrutimit dhe veprimit të strukturave terroriste dhe lidhjeve të tyre në vend.
Ndalimi para disa kohesh i aktit terrorist kundër ekipit kombëtar tëë Izraelit tregon qartë qëë strukturat terroriste janë aktive në Shqipëri dhe rajon.
Finacimet për radikalizimin e fesë Islame me lidhje terroriste kanë qenë prezente.
Të gjitha këto të dhëna përbëjnë kërcënim serioz për Sigurinë tonë kombëtare.
Çdo ide për të ngritur një qendër në Shqipëri për rehabilitimin, grumbullimin e Foreign Fighters të ISIS të kthyer nga Siria, apo qendër refugjatësh është një hap shume i rrezikshëm i pamenduar dhe kërcënues për Shqipërinë dhe rajonin.
Së pari strukturat e sigurise dhe të rendit në Shqiperi janë të dobëta dhe të korruptueshme.
Se dyti me gjithe arritjet e Sherbimeve tona të Inteligjencës, ato akoma nuk janë në nivelin e shërbimeve të vendeve më të zhvilluara, si nga baza e të dhënave që disponojne (pjesën më të madhe të të dhënave për individë me lidhje terroriste e marrin si informacion nga shërbime partnere), po ashtu dhe nga niveli teknologjik që përdorim dhe për më tepër nga kualifikimi i personelit të sherbimit me gjithe respektin për punën e tyre.
Se katërti, rritja e influencës së krimit të organizuar, trafikut të drogës, korrupsionit lidhjet me qeverinë, krijon një potencial jashtëzakonisht të rrezikshëm të lidhjes së terrorizmit me krimin e organizuar, që do të kishte pasoja të mëdha për Shqipërinë dhe rajonin.
Qeveria duhet të lerë aventurat për interesa momentale politike.
Sot siguria jonë kombëtare është më e rrezikuar se kurdoherë.
Gjeopolitika me Ballkan me rritjen e influencës Ruse, shqetesimet për rritjen dhe kontrollin e Turqisë, (jo per interesa të partneritetit strtaegjik, por të mirëfillta të kontrollit poltik, siç shprehen liderat evropianë), aktivizkmi i shërbimeve të Iranit edhe për shkak të MEK, trafiku I drogës dhe pastrimit I parave janë kërcënime serioze, me të cilat duhet të merremi seriozisht.
Siguria kombëtare nuk është vetëm çështje e Edi Ramës apo qeverisë, ajo i takon parlamentit dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Presidenti Meta duhet që urgjentisht të kërkojë të gjithe informacionin për këto lajme, qëndrime apo larg qoftë vendime të Ramës.