Ndërsa treshja Kuliçaj-Voci-Rumbullaku, e hoqën nga lista e personave në kërkim ndërkombëtar, pas arrestimit në Ambasadën e SHBA, dyshja Berisha-Metaj tentuan të bllokonin ekstradimin e tij, por SHBA u dha ultimatum dhe Almir Rrapo, bashklëpunoi me drejtësinë amerikane, duke depozituar edhe një dosje me 1130 faqe, me dëshmi tronditëse, për krimet, aferat, skemat mafioze dhe pasurimin e “bosit të tij Ilir Metaj, të cilat, do t’i rikonfirmojë pas kthimit në Shqipër, para KLP, KLGJ, SPAK e BKH
Mirë deputeten Nora Malaj, që e bëri për të qarë, “emocioni i fortë, shkaktuar nga “sinqeriteti dhe dhimbja njerëzore e Monikës”, kur foli për varfërinë e fëmijëve të shqiptarëve, po Monikën, kush e bëri për të qarë në studion televizie, kur përmendi 3 fëmijët e saj, që siç tha ajo, “ruhen nga krimi dhe janë detyruar, të studiojnë e jetojnë në mes të Londrës?!
Burime nga brenda familjes mafioze presidenciale, thonë, se lotët e Monikës nuk kishin shkak “kërcënimin nga mafia”, por një lajm tjetër të hidhur e tronditës, që çifti Metaj-Kryemadhi, kanë marrë dje mbasdite, nga “vemjet” e tyre brenda policisë e prokurorisë, se pas disa ditësh, vjen një tjetër “person-pako”, që ka lidhje me zullumet e familjes presidenciale.
Pas vetëdorëzimit të “Eskobarit” Kelmend Balili, “PAMFLETI”, ka siguaruar konfirmimin, se “Espinozës” Ilir Metaj, po i vjen në Shqipëri edhe një “xhebrahil tjetër, i quajtur Almir Rrapo, ish-krye-këshilltari i tij në Ministrinë e Jashtme, arrestuar në datën 2 korrik 2010, brenda Ambasadës së SHBA në Tiranë.
Sa për kujtesë, Almir Rrapo, paçka se ishte me 10 klasë shkollë, gjatë pushtetit Berisha-Metaj, në “përkujdesjen” e presidentit të sotëm, ishte pajisur me certifikatë sigurie dhe me Statusin “Diplomat karriere”, duke u emëuar kryekëshilltar në Ministrinë e Jashtme, ndërkohë që ishte person në kërkim ndërkombëtar i shpallur nga SHBA, si drejtues i një bande kriminale.
Ndërsa Ilir Metaj, e kishte emëruar Kryekëshilltar në Ministrinë e Jashtme, Almir Rrapo kishte dosjen e zezë, me krimet: “trafikim lëndësh narkotike; kërcënim, grabitje, rrëmbim personi, vjedhje, me shumë se 3 vrasje, si pjesë e organizatës kriminale “Krasniqi”, me bazë dhe aktivitet në Staten Island, Queens, në Distriktet Jug- Lindore të Nju Jorkut, Miçiganit e Konektikatit
Prej 5 vitesh, ai nuk arrestohej, mbasi mbrohej nga Ilir Metaj dhe në pazar mes tij e Berishës, Almir Rrapo ishte hequr nga lista e kërkimit ndërkombëtar në Shqipëri në ato vite, nga Agron Kuliçaj kryeshefi i policisë shqiptare dhe nga Tonin Voci, Drejtor i Krimeve të Rënda e Mehmet Rrumbullaku, Drejtor Policie i Tiranës, të cilët i raportonin DEA-s Amerikane, se Almir Rrapo nuk ishte në Shqiëpri, ndërkohë që e dinin, se ishte në zyrën e kapobandës Ilir Metaj.
Sipas informacioneve që ka siguruar “PAMFLETI”, konfirmohet se Almir Rrapo ka përfunduar dënimin, ka dalë nga burgu qysh në muajin tetor 2018 dhe prej 3 muajsh, ka kryer një “kurs integrimi social”, praktikë rehabilituese kjo, për të huajt që bëjnë burg në SHBA.
Brenda muajit janar 2019, Almir Rrapo pritet të ekstradohet si person i lirë në Shqipëri por në dispozicion të drejtësisë shqiptare, për të rikonfirmuar dëshminë e dhënë në SHBA, kundër “shefit” të tij Ilir Metaj, si i penduar i drejtësisë amerikane, status që e shpëtoi nga burgimi i përjetshëm dhe bëri vetëm 6 vite e gjysëm burg, në peridhën 2012-2018.
Faktikisht, Almir Rrapo u arrestua në datën 2 korrik 2010, brenda mjediseve të Ambasadës së SHBA në Tiranë, por me urdhër të dyshes mafioze Berisha-Metaj, gjykatat shqiptare të drejtuara nga gjinët, beçajt, thanzat, malajt, zaganjorët e tom ndrecët, vonuan qëllimisht ekstradimin e tij në SHBA, duke luajtur me proceduarat dhe vendim-marrjen, në bashkëveprim me ministrat e drejtësisë të PD, por ultimatumi i SHBA, detyroi ekstradimin e tij dhe shumë shpejt, ai do jetë një tjetër “zë”, që do zbardh e provon krimet e çiftit Metaj-Kryemadhi./Pamfleti