Studentët e Universitetit të Tiranës shprehen masivisht pro zhvillimit të mësimit në auditore dhe kundër bllokimit nga një grup i vogël të rinjsh të lidhura me forumet politike.
Së fundmi, 88.5 % e studentëve të Fakultetit te Drejtësisë janë përgjigjur me pro mësimit në fakultetin e tyre, nga një pyetësor i zhvilluar brenda fakultetit, thonë burimet nga ky fakultet.
Me heret mediat raportuan se edhe studentet e fakultetit ekonomik ishin shprehur ne masen 85% pro zhvillimit te procesit mesimor. Studentet shpreheshin me ze dhe me figure perpara kamerave te mediave se ata jane aty per mesim dhe se nje grusht studentesh qe kane mbyllur dyert po i cenojne shumices te drejten per te zhvilluar mesim.
Pasditen e djeshme ne fakultetin ekonomik u zhvillua mesimi normalisht, pasi studentet qe ishin aty per kete qellim ishin te gjithe per mesim.
Studentet e UT jane masivisht pro mesimit edhe per faktin se çdo ore mesimi e humbur sot do te zevendesohet ne muajt qershor e korrik, periudhe kur te tjeret do te jene me pushime.
Gjithashtu studentet pasi kanë marrë përgjigje për shqetësimet që adresuan në protestën e dhjetorit, studentët janë tanimë të bindur që të vijojnë normalisht mësimin, ndërkohë që një grup i vogël përpiqet të mbajë të bllokuara hapësirat universitare./Lexo.al