Pas Drake, i cili bëri bujë me këngën e tij më të fundit që përmbante elemente të traditës sonë kombëtare, së fundmi edhe aktori i njohur Tom Holland i ka gëzuar shqiptarët, pasi ka bërë me duar simbolin e shqiponjës
Një video e cila ka bërë bujë në X dhe TikTok, aktori britanik dhe ylli i serisë së filmave “Spider-Man”, si një shqiptar i vërtetë ka bërë simbolin e flamurit kuqezi.
Ndërsa përgatitet për foton, fansja i kërkon aktorit të bëjë shqiponjën me duar. Me një buzëqeshje dhe qasje të hapur, Holland pranon pa hezitim dhe formon simbolin e njohur, duke dëshmuar njëherësh sensin e tij të afërt dhe respektin për kulturën e fansave.