Mediat franceze shkruajnë se ministri i Arsimit Gabriel Attal, një aleat i ngushtë i Presidentit Emmanuel Macron, i cili u bë i njohur pasi u emërua zëdhënës i qeverisë gjatë pandemisë se koronavirusit, do të jetë kryeministri i ri i Francës.
Attal, 34-vjeç, bëhet kështu kryeministri më i ri i Francës dhe i pari homoseksual.
Dikur anëtar i Partisë Socialiste të Francës, Attal ka qenë më parë edhe ministër i Financave.
Ai do të pasonte në këtë detyrë Elisabet Borne, e cila një ditë më parë paraqiti zyrtarisht dorëheqjen nga posti i kryeministres.