Petrit Vasali si lehës i përditshëm i paftyrë me retorikën dhe gjuhën e tij të rrugës, në parlament dhe kudo ndodhet, ka guxuar dhe ka komentuar qëndrimin gjoja indiferent, siç e cilëson ai, të ambasadorëve për reagimin e policisë dje ndaj protestuesve, duke i shpërndarë me gaz lotsjellës.
Vasali ngre pikëpyetjen se përse ambasadorët nuk reagojnë ndaj qeverisë, që sipas tij “provokoi me gaz helmues luftarak qytetaret protestues”.
“Qeveria me gaz helmues luftarak kunder qytetareve, pse heshtin ambasadoret?!
Dje qeveria provokoi me gaz helmues luftarak qytetaret protestues.
Gazi helmues luftarak perdoret kunder armiqve dhe jo masivisht kunder qytetareve sic beri qeveria dje.
Pasojat kohegjata mbi shendetin e njerezve deri edhe ne vdekje jane provuar shkencerisht.
Pse heshtin ambasadoret perpara nje provokimi kriminal te qeverise, qe trajton qytetaret si armiq???
Çfare i pengon ata qe te distancohen prere nga nje sjellje kriminale e nje qeverie ne minorance?
Pse mbyllin syte ambasadoret perpara mijra qytetareve, gazetareve, policeve, te moshuarve e te rinjve, qe nxjerrin shkume nga goja nga gazi helmues i qeverise?
Po ju ve ne dispozicion edhe artikull shkencor qe te iluminojne arsyen edhe ndërgjegjen”, shkruan Vasili.
Natyrisht Vasali priste të shpërndaheshin plumba si ato të 21 Janarit kur ai ishte bashkëpuntor si bashkëqeverisës me qeverisë vrastare bashkëautor i bllokut të kuq të partisë së tepsisë./Ekskluzive.al