osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pas dështimit në komisionin hetimor Tabaku e padit Ramën dhe 50 punonjës të shtetit për “vjedhjen” e vitit 2047!

Pas dështimit në komisionin hetimor Tabaku e  padit Ramën dhe 50 punonjës të shtetit për “vjedhjen” e vitit 2047!

Partia Demokratike ka dërguar në SPAK një kallëzim për grupin e strukturuar kriminal të krijuar nga ajo me kallzuese  Tabakun. Ndonëse raporti i Partisë Demokratike për inceneratorët u rrëzua nga vetë opozita në Kuvend, Partia Demokratike deklaroi dje se ky raport do të dërgohet në formën e një padie në SPAK.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Lulzimit, Jorida Tabaku, theksoi se në padi janë kallëzuar 50 persona, por se si dhe me çfarë hetimi dhe faktesh, kur konkluzioni i komisioni të ngritur nuk mori as votat e atyre që e kishin ngritur, këtë e di vetëm Tabaku

Natyrisht, që kjo delirante e ardhur në PD nga bashkëpunimi me Lulzim Bashën në vjedhjet e në Bashki kur ishte n/kryetare Bashkie mendon se njerëzit hanë akoma barë, nga lulishtja e SHQUP-it dhe flet për vjedhje dhe korrupsion, madje vjedhja është 430 milion euro por do ndodhi… në vitin 2047.

Madje deklaron paturpsisht se nga mazhorancës patëm një raport prej 44 faqesh që dështoi të provonte ata që ato pretendonin, ndërkohë që ky është raporti i miratuar dhe i aprovuar.

Një pjesë e opozitës në bashkërendim me Ramën nuk votuan raportin e Komisionin deklaron ajo duke mos deklaruar se raporti i saj dhe i bandës së SHQUP u hodh në plehra dhe ekziston vetëm në mendjen e saj.

Sot ajo mori pozicion përpara kazanve me mikrofon në dorë për të mbushur progamin edhe me pallavra të tilla:

“Është dorëzuar një raport i pozitës ku janë prova, fakte, procesverbale dhe të gjitha rezultatet që kemi pasur nga Komisioni Hetimor, që tregon se si është injoruar procedura.

Nga ana e mazhorancës patëm një raport prej 44 faqesh që dështoi të provonte ata që ato pretendonin. Një pjesë e opozitës në bashkërendim me Ramën nuk votuan raportin të Komisionin. Padia e sotshme përfshin 50 persona, përfshirë edhe anëtarët e zbatimit, të cilët kanë ndihmuar mbështetur, favorizuar tre kompani koncensionare.

Ku kanë shkuar paratë? Tre individë pa asnjë eksperiencë, kapital, me të vetmen karakteristikë që ishin miq të njerëzve që janë në pushtet marrin 430 mln duke shkelur procedurën”, tha ajo.

Tabaku theksoi, se PD paditi 10 drejtues të lartë. Ajo theksoi, se ndër të paditurit janë edhe kryeministri Edi Rama.“PD renditi nga i pari te i fundit 10 drejtues të lartë që dëshmuan përpara shqiptarëve.

Shqipëria ndodhet në një krizë të thellë, ndërkohë që koncensionari merr para nga buxheti i shtetit. Padia që kemi përgatitur është përfundimtare që bazohet mbi punën e Komisionit Hetimor dhe ne i dorëzojmë SPAK-ut 112 prova që tregojnë se si ka operuar qeveria e Edi Ramës, si grup i strukturuar kriminal. /Ekskluzive.al