Pas deklaratës së fundit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ardhur menjëherë përgjgja e numrit 2 të qeverisë.
Zëvendës kryeministri Erion Braçe me anë të një statusi në rrjetin social i përgjigjet kreut të PD-së dhe i kujton se nuk ka demokraci pa zgjedhje dhe shkruan se:
“Drejtesia e Barabartë nis me gjykimin e akuzës zyrtare të Prokurorisë, të cilën Lyrzim Basha e ka mbi kurriz; Hetimin me në fund të p.ushkatimit në mes të ditës të katër qytetarëve të pa a.rmatosur e të pafaj në 21 janar nga forcat e a.rmatosura të një qeverie që drejtohej nga Sali Berisha dhe Lyrzim Basha”.
Postimi i Braçes
Lyrzim Basha kerkon Demokraci, Shtet Ligjor dhe Drejtesi te Barabarte!
Mos u habisni, ai vete eshte?
Pasi u kthjellua sot ne te gdhire, u kujtua ne ajer se dje ka thene:
KOHA E FJALEVE MBAROI, TANI DO FLASIN KRIMINELET SOVRANE TE PARTISE!
E rende eshte, sidomos si pergjigje ndaj Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s, i cili, dje ne Tirane, pak para tij tha:
D.HUNA POLITIKE ESHTE E PAPRANUESHME! (Vini re, “d.huna politike”, as e shquan kush si “d.hune popullore”, sic do Lyrzimi)
Pikerisht, me i kthjellet, por mbi te gjitha i lire, jo peng sic eshte ne Tirane, Lyrzim Basha ka sqaruar se kerkon:
Demokraci, Shtet Ligjor dhe Drejtesi te Barabarte!
Patjeter qe duhen keto; Por Demokraci pa zgjedhje nuk ka kund;
Por Shtet Ligjor ku ligjin e shkelin vec kriminelet sovrane te Partise me dhune e me zjarr, nuk ka kund;
Po shyqyr; Drejtesia e Barabarte nis me gjykimin e akuzes zyrtare te Prokurorise, te cilen Lyrzim Basha e ka mbi kurriz;
Hetimin me ne fund te p.ushkatimit ne mes te dites te kater qytetareve te pa a.rmatosur e te pafaj ne 21 janar nga forcat e a.rmatosura te nje qeverie qe drejtohej nga Sali Berisha dhe Lyrzim Basha.