osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pas debatit në seancën maratonë, ligjvënësit votojnë kryeministrin e qeverisë së re të Malit të Zi

Pas debatit në seancën maratonë, ligjvënësit votojnë kryeministrin e qeverisë së re të Malit të Zi

Ligjvënësit malazezë votuan të martën për qeverinë e re gati pesë muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme.

Qeveria e kryeministrit Milojko Spajiç u votua pas një debati maratonë gjatë natës, i mbështetur nga 46 nga 66 deputetët e pranishëm në parlamentin prej 81 anëtarësh.

“Vizioni ynë është Mali i Zi si Zvicra e Ballkanit dhe Singapori i Evropës”, u tha Spajiç- deputetëve përpara votimit.

Partia e tij “Evropa tani” fitoi me një epërsi të vogël në zgjedhjet parlamentare në qershor, gjë që çoi në bisedime të gjata për të krijuar koalicion të ri.

Koalicioni i ri përfshin parti pro-ruse dhe pro-serbe, veçanërisht aleancën Për Ardhmërinë e Malit të Zi, udhëheqësi i së cilës Andrija Mandiç u zgjodh kryetar parlamenti të hënën.

Aleanca e Mandiç është kundër njohjes së Kosovës dhe nuk mbështet sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë pas pushtimit të saj në Ukrainë.

Zgjedhjet e qershorit erdhën vetëm disa muaj pasi struktura politike e Malit të Zi u trondit kur udhëheqësi për një kohë të gjatë Milo Gjukanoviç pësoi një disfatë dërrmuese në balotazhin presidencial në prill ndaj të sapoardhurit Jakov Milatoviç të partisë “Evropa tani”.

Që nga krijimi në vitin 2022, “Evropa tani” ka fituar tërheqje me platformën e saj pro-evropiane dhe premtimin për të rritur pagat dhe për të nisur reformat.

Ekzekutivi do të ketë 18 ministri dhe pesë zëvendëskryeministra. Për zgjedhjen e Qeverisë, 19 deputetë opozitarë votuan kundër, një abstenoi dhe pesë deputetë munguan në seancë gjatë votimit.

Qeveria e re e Malit të Zi i jep fund udhëheqjes së ekzekutivit me mandat teknik të Dritan Abazoviçit, Qeveria e së cilit u rrëzua përmes një mocioni të mosbesimit në gusht të vitit 2022.