osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Pas Covid-19 Ralfi bëhet trim, LSI-stë i vërtet! Sulmon komisionerin e BE-së nga Parlamenti: Mik i Vuçië dh Dodik, personi që vepron për hir të Moskës në Ballkan! Ke gënjyer për disa pika, iku koha e deleve ndaj unë s’të duartrokas

Pas Covid-19 Ralfi bëhet trim, LSI-stë i vërtet! Sulmon komisionerin e BE-së nga Parlamenti: Mik i Vuçië dh Dodik, personi që vepron për hir të Moskës në Ballkan! Ke gënjyer për disa pika, iku koha e deleve ndaj unë s’të duartrokas

Deputeti i dalë nga lista e LSI-së Ralf Gjoni, ka sulmuar komisionerin për Zgjerim Oliver Varhelyi në Kuvend.

Nga foltorja e Kuvendit, Gjoni tha se disa prej pikave të evidentuara nga ai në progres raportin për Shqipërinë nuk është i vërtetë.

“Do kisha preferuar që komisioneri të angazhohej dhe në një seancë të posaçme bashkëbisedimi me deputetët e Kuvendit ashtu siç e bën dhe në Parlamentin europian.

Kjo nuk ndodhi dhe për këtë arsye kam veshur këtë maskë në shenjë proteste për mënyrën se si organizohen vizitat e komisionerëve europianë në Shqipëri. Kjo maskë do të thotë që Shqipëria nuk është Bashkim Sovjetik.

Besoj se kanë mbaruar kohët kur Krushovi vinte në Shqipëri dhe gjente një tufë delesh dhe duartrokasin për çdo gjë. Varhelyi ka thënë disa të pavërteta në raportin e fundit të Komisionit Europian dhe dua të përqëndrohem vetëm tek një. Ka thënë se janë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për reformën zgjedhore në Shqipëri dhe lavdëroi 5 qershorin.

Kjo është e pavërtetë do i thoja Varhelyit sot nëse do të ishte këtu sot.Janë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të luajtur me reformën zgjedhore. Në kurriz të qeverisë. Varhelyi ka ardhur koha që në Shqipëri të flasim si homologët tane europianë dhe të flasim.

Është komisioneri i zgjerimit dhe përfaqëson… Emërimi i Varhelyi është e njohur u përshëndet nga dy lider në rajon, Vucic dh Dodik, personi që vepron për hir të Moskës në Ballkan për të destabilizuar Bosnja Hercegovinën.

Varheluyi duhet ta dijë se nuk i përket këtij klubi. Nuk ka vend për vlera subjektive, Putini në këtë vend. Varheluyi nuk duhet të kthehet në një autokrat Brukseli” – tha Gjoni.

Valteri-Gjonit: Laje gojën mirë kur flet për gratë e mbuluara

Deputeti Halit Valteri ka kundërshtuar kolegun e tij opozitar, Ralf Gjoni, për sa i përket myslimanizimit të Shqipërisë.

Në fjalën e tij Valteri, para se të niste diskutimin për rendin e ditës ka replikuar me Gjonin, duke i thënë se duhet të lante gojën para se të përmendte gratë që mbulohen me shami.

Më tej ai tha se nuk duhet të futen në Kuvend islamofobët dhe shtoi se do ishte krenar nëse do ishte mik i Erdoganit.

Halit Valteri: Zoti Gjoni doja të thoja që të lani gojën mirë para se të përmendi gratë e mbuluara se janë 100 herë më të lartësuara se ty dhe ata që përfaëson ti. (Ralf Gjoni flet nga vendi dhe nuk dëgjohet)

Vasilika Hysi: Zoti Gjoni iu tërheq vëmendjen.

Halit Valteri: Zonja drejtuese e seancës ju lutem t’i mbani larg Kuvendit këta islamofob. Sa për miqësinë me Erdoganin do doja shumë të kisha mik, por se kam pasur atë fat.

Reagimi i Valterit erdhi pas fjalës së Gjonit në Kuvend, ku ky i fundit tha se vendi po islamizohet dhe po mbushet me gra që mbulohen.